7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Istigfari një fjalë me aq shumë begati

Më të lexuarat



NJË NJERI ERDHI TEK HASAN EL-BASRI dhe i tha: “O imam, nuk po bie shi!” Ai i tha: “Bëj istigfar!” Pas pak, erdhi një tjetër dhe i tha: “Gruaja ime nuk lind!” Hasan el-Basri edhe këtij i tha: “Bëj istigfar!”

Nuk kaloi shumë kohë, kur ja, erdhi i treti dhe i tha: “O imam, vuaj nga varfëria!”

“Bëj istigfar!” – i tha edhe këtij.

Njëri nga të pranishmit, i habitur, i tha: “Po çuditemi me ty, o imam. A thua, sa herë që vjen tek ti dikush për të të pyetur rreth nevojës që ka, ti i thua: “Bëj istigfar!”

Hasan el-Basri ia ktheu: “A nuk e ke lexuar fjalën e Allahut:

“E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh. Ai do t’ju dërgojë juve shi me bollëk, edhe do t’ju shtojë juve pasurinë dhe fëmijët, si dhe do t’ju dhurojë juve kopshte e lumenj”. (Nuh: 10-12)

/Mësime frymëzuese 3/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit