21.7 C
Pristina
E premte, 18 Qershor, 2021

Disa ditë para fillimit të dialogut, Serbia ndryshon Kushtetutën, por jo edhe pjesën për Kosovën

Më të lexuarat

Disa ditë para fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shteti serb ka vazhduar me retorikën nacionaliste edhe pse pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. 

Zyrtarët e shtetit serb kanë vazhduar me deklarata që nuk janë në përputhje me rifillimin e dialogut që pritet të ndodh javën tjetër.

Së fundi, Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Maja Popoviq ka deklaruar se “Kosova do të mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë”.

Ministrja Popoviq deklaroi se ndryshimet në Kushtetutë janë një nga aktivitetet më të rëndësishme në Planin e Veprimit për Kapitullin 23, raporton b92.

Kujtojmë se Preambula e Kushtetutës aktuale të Serbisë – e miratuar në vitin 2006 – e përcakton Kosovën si “pjesë integrale të Serbisë”.

Ndërkohë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk i mbështet ndryshimet e pjesshme të Kushtetutës së Serbisë, ku i gjithë legjislacioni i brendshëm duhet të harmonizohet me atë evropian, përfshirë Kapitullin 35, i cili u referohet negociatave midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen më 15 qershor në Bruksel. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit