16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Islami dhe nacionalizmi – Shkëputur nga libri ” Kujtimet e mia nga POLITIKA” Sulltan Abdylhamidit

Më të lexuarat

Perandoria Osmane është një perandori në të cilën janë mbledhur shumë kombe të botës. Ajo është e përbërë nga turq, arabë, kurdë, shqiptarë, bullgarë, grekë, zezakë dhe shumë kombe të tjera. Megjithatë, bashkimi në një besim të vetëm na afron me njëri-tjetrin, sikur të ishim anëtarë të një familjeje të madhe. Për këtë arsye, është e dobishme që të mos përqendrohemi më tepër vetëm tek Perandoria Osmane, porse ta bëjmë të qartë se të gjithë jemi muslimanë. Gjithmonë dhe në çdo vend, në fillim duhet të jetë posti i të parit të muslimanëve (Emiru’l-muslimin) dhe më pas, në radhë të dytë, duhet të jetë posti i padishahut osman, sepse struktura sociale e shtetit dhe thelbi i politikës së tij bazohen në fenë islame.

Fatkeqësisht, anglezët, me anë të propagandave të tyre të dëmshme, kanë arritur që në shumë vende të perandorisë sonë t’i mbjellin farat e idesë së “kombit dhe të racës”. Gadishulli Arabik dhe Shqipëria kanë ngritur krye, ndërsa edhe në Siri po bëhen përgatitje të tilla.

Shkëputur nga libri ” Kujtimet e mia nga POLITIKA” Sulltan Abdylhamidit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit