8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Flamur i shqyer dhe pa gjysmë shtizë; Ambasadori serb i Bosnjës në SHBA në linjë me Dodikun – nuk do ta ulë flamurin shtetëror shkaku i Srebrenicës

Më të lexuarat

Ambasada e Bosnje dhe Hercegovinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një flamur të shqyer dhe të vjetër, i cili flet për qëndrimin e shëmtuar të ambasadorit të shtetit boshnjak, Bojan Vujiq.

Përveç faktit që ambasadori Vujiq tregon mosrespektim ekstrem për flamurin shtetëror, ai nuk planifikon ta ulë flamurin në gjysmë shtizë më 11 korrik me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

E gjithë pas një thirrje që bëri anëtari serb i presidencës tre palëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, raporton klix.ba.

Ai urdhëroi të gjithë ambasadorëve që ai caktoi, dmth ambasadorëve që vijnë nga territori i Republika Serbe, të mos ulin flamurin në gjysmë shtizë në misionet e tyre diplomatike me rastin e 11 korrikut .

Prandaj, nuk është e çuditshme nëse Vujiq planifikon ta dëgjojë atë, ka shumë të ngjarë që ambasadorët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Një sjellje e tillë e mosrespektimit të shtetit dhe mosnjohjes së vendimeve të përcaktuara nga gjykata është e shpeshtë në mesin e politikanëve dhe diplomatëve serbë nga ajo njësi, dhe ende nuk ka mekanizma për sanksionimin e kësaj sjelljeje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit