11.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Ish e burgosura palestineze, Subeyh: Linda fëmijën tim në pranga

Më të lexuarat

Samar Subeyh në një prononcim për AA tregon se si ishte arrestuar nga forcat izraelite në vitin 2005 sapo ishte martuar, marrjen në pyetje e cila zgjati 66 ditë dhe për kushtet e burgut


Ish-e burgosura palestineze, Samar Subeyh, e cila u ndalua nga forcat e sigurisë izraelite dhe u fut në qeli edhe pse ishte shtatzënë tha se lindi fëmijën e saj të parë me duar dhe këmbë të prangosura.

Samar Subeyh në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tregon se si ishte arrestuar nga forcat izraelite në vitin 2005 sapo ishte martuar, marrjen në pyetje e cila zgjati 66 ditë dhe për kushtet e burgut.

Subeyh, e akuzuar se ishte inxhiniere përgjegjëse për eksplozivët në Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, deklaroi se ajo u arrestua në një bastisje të papritur nga forcat izraelite gjatë natës.

“Rreth orës 2 të mëngjesit më morën në pyetje brutalisht. Ata donin të bënin një kontrollim të zhveshur duke më kërcënuar me armë, por unë nuk pranova. Duart dhe këmbët e mia ishin të lidhura me pranga dhe sytë e mi ishin të lidhur. Më çuan në një vend të panjohur pa i thënë lamtumirë familjes”, tha ajo.

Duke thënë se u dërgua në Qendrën e Hetimit El-Mesqubiyye, Subeyh tha se kjo është një nga qendrat më të vështira të marrjes në pyetje në Kuds.

  • “Kam kaluar 66 ditë në një qeli 3 metra”

Subeyh tha se nuk i lejohej të merrte me vete asgjë, përfshirë edhe rrobat. “Më kujtohet, zbritëm dy kate duke i pasur sytë e mbyllura. Kur hapa sytë, e pashë veten në një qeli 3 metra. Nuk kishte dritare dhe ajrosje në këtë qeli. Kur pashë tavanin, ishte aq i ulët sa gati më preku kokën”, thotë ajo.

Ish e burgosura palestineze thekson se edhe pse ishte shtatzënë, nuk i ishte dhënë ushqimi i duhur. “Më sillnin ushqim të keq, të pakripur, të papjekur dhe për më tepër me buburreca. Sigurisht, një person nuk mund të hajë ushqim me buburreca. Kështu që unë nuk i haja ato ushqime dhe i lija. Ndonjëherë thjesht merrja orizin nga ushqimi”, rrëfen Subeyh.

Më tej, Subeyh tregon se i lante rrobat dhe i veshte sërish të lagura sepse nuk kishte rroba tjera për të veshur, duke shtuar se shpesh sëmurej nga ky veprim.

Duke shpjeguar se ditët e qelisë i kalonte në marrje në pyetje, ku u aplikua edhe tortura psikologjike ajo tha: “U detyrova të ulesha në një karrige hekuri pothuajse në nivelin e tokës në dhomën e marrjes në pyetje. Duart dhe këmbët e mia ishin të lidhura me pranga në pjesën e pasme të karriges me pranga të lidhura në tokë”.

“Pas të burgosurit ishin 2 ushtare femra dhe 3-4 hetuesit përballë tij. Njëri nga këta hetues fyen dhe merr në pyetje, tjetri fyen Allahun ose Profetin ndërsa tjetri thotë: “Do ta arrestojmë familjen tuaj dhe do të bombardojmë shtëpinë tuaj. Kërcënonte dhe kjo quhet torturë psikologjike”, tha Subeyh.

  • “Unë jam gjykuar 10 herë në gjykatë, por nuk munda të takohesha kurrë me avokatin tim”

Syubeyh tha se, sipas ligjit izraelit, ekipet e Kryqit të Kuq ishin në gjendje të takoheshin me të arrestuarin të paktën në shoqërimin e një avokati, por nuk i lejuan të takonte as avokatin e saj dhe as nëpunësit e Kryqit të Kuq gjatë ndalimit të saj 66-ditorë.

Duke vënë në dukje se ajo u soll para një gjykate ushtarake 10 herë gjatë periudhës së saj të paraburgimit 66-ditorë, Subeyh tha se avokati i saj foli për të në gjykatë, por ai e përgatiti deklaratën e tij në dritën e informacionit që mori nga Organizata e Sigurisë së Brendshme Shin-Bet (Shabak).

Ish e burgosura palestineze tha se në fund të ditës së 66-të të marrjes në pyetje, ajo u akuzua vetëm për kryerjen e veprimtarive studentore në favor të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze Hamas. Subeyh deklaroi se ishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj dhe ishte dërguar në burgun Hasharon afër Kudsit.

Subeyh tha se 66 ditët që i kaloi në qeli ishin shumë të vështira. “Nga 72 kilogramë unë rash në 44-45 kilogramë”, tha ajo.

  • “Unë linda fëmijën tim të parë në pranga”

Duke vënë në dukje se ishte rreth 4-muajshe shtatzënë kur hyri në burgun Hasharon, Subeyh tha se kërkesa e saj për të shkuar te mjeku ishte refuzuar gjatë gjithë shtatzënisë.

Subeyh tha se nuk mund të merrte mjaftueshëm vitamina dhe nuk lejohej të dilte në diell. Ajo refuzoi të merrte anestezi të plotë sepse nuk u besonte ushtarëve izraelitë.

Subeyh tha se ajo lindi fëmijën e saj të parë me pranga dhe e shoqëruar nga ushtarët izraelitë që ruanin kokën e saj. “Unë pashë të gjitha fazat e operacionit. Kur lindi djali im, ata më privuan nga përqafimi dhe nuhatja e tij. Gjithçka që pashë ishte se djali im ishte brun. E vetmja gjë për të cilën shqetësohesha ishte se do të më vrisnin djalin ose do ta zëvendësonin me një fëmijë tjetër. Në atë moment u ndjeva sikur po i them lamtumirë djalit tim”, tha Subeyh.

  • “Bera u ka dhënë shpresë të gjitha grave të burgosura”

Ajo thotë se përjetoi një trishtim të madh kur u kthye në burg me foshnjën e saj. “50 të burgosurat atje vraponin dhe më përqafonin mua dhe foshnjën time Bera-n. Disa prej tyre qanin sepse panë një fëmijë në burg. Bera u dha dhimbje por dhe u nguli shpresë të fortë njerëzve atje, në atë moment u ndjeva sikur kisha sjellë një dhuratë në burg”, thotë Subeyh.

Subeyh tregon se Bera qëndroi në burg deri në moshën rreth 2 vjeç dhe se ata e rifituan lirinë më 17 dhjetor 2007. Duke shprehur ndjenjat e saj për atë ditë, Subeyh tha: “Ishte një ndjenjë e përzier dhimbjeje dhe gëzimi. Ishte gëzim për mua, sigurisht, por ishte gjithashtu e trishtueshme që lashë rreth 100 gra palestineze të arrestuara pas meje”.

  • “Momenti i takimit ishte si një dasmë kombëtare”

Subeyh shtoi se Bera, i cili tani është 16-vjeç, vazhdon gjimnazin me mjaft sukses dhe se dëshiron të studiojë mjekësi në Türkiye në të ardhmen.

Ish e burgosura Subeyh shpjegoi se ka patur mundësinë të fliste me bashkëshorten e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Zonjën e Parë Emine Erdoğan në konferencën “Virgjëreshat e Kudsit janë llambat e pavdekshme” të mbajtur në Istanbul më 16 tetor 2021 dhe falënderoi Emine Erdoğan-in për solidaritetin e saj me gratë e burgosura në burgjet izraelite.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit