20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Isaac Herzog: Izraeli gradualisht është duke shkuar drejt fashizmit

Më të lexuarat

Lideri i opozitës në Izrael Isaac Herzog deklaroi se “Jemi duke e jetuar një periudhë të fashizmit të politikës izraelite. Izraeli po kthehet në një shtet fashist”.

Lideri i opozitës në Izrael, Isaac Herzog deklaroi se “vendi i tij gradualisht është duke shkuar drejt fashizmit” dhe se “është rrezikuar e ardhmja e vendit si një shtet demokratik”.

Sipas lajmit të gazetës izraelite “Jerusalem Post”, lideri i Unionit të Bllokut Sionist, pro-majtisti Isaac Herzog në fjalimin e tij të mbajtur gjatë një aktiviteti të mbajtur në Tel-Aviv ka thënë se “Jemi duke e jetuar një periudhë të fashizmit të politikës izraelite. Izraeli po kthehet në një shtet fashist”.

Duke thënë se “Të gjitha ata që janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe që dëshirojnë ta ndalin trandin e fashizmit duhet të përkrahin një bllok të madh dhe të moderuar”, Herzog kërkoi përkrahjen e votuesve.

“Për ta shpëtuar Izraelin nga rreziku i fashizmit ne duhet ta ndryshojmë regjimin”, tha Herzog, ndërsa vijoi duke thënë se artistët e qeverisë djathtiste të liderit Benjamin Netanyahu kanë kërcënuar Gjykatën e Lartë dhe kanë dëbuar nga puna gazetarët.

Isaac Herzog gjithashtu tha se shtëpitë mediatike janë mbyllur nga ana e qeverisë dhe se “akademikët e kërcënuar kanë frikën të flasin”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit