Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi akuzoi të mërkurën presidentin e ShBA-së, Donald Trump, për “tradhti ndaj diplomacisë” dhe votuesve të tij amerikanë, pas sulmeve të vazhdueshme ShBA-Izrael ndaj Iranit.
“Kur negociatat komplekse mbi programin bërthamor trajtohen si një transaksion pasurie të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha errësojnë realitetet, pritjet jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë”, shkroi Araghchi në platformën X.
Pasoja e kësaj ishte “bombardimi i tryezës së negociatave nga inati”, argumentoi ai.