17.7 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Iran-India na detyrohet 6 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Ministri iranian për Naftën, Bijan Namdar Zanganeh, deklaroi të shtunën se India i ka borxh Iranit 6 miliardë dollarë, shumë kjo që daton nga koha e sanksioneve.

Vërejtjet i bëri gjatë takimit në Teheran me homologun e tij nga India, Dharmendra Pradhan. “Ne eksportojmë në Indi 350 mijë fuçi naftë në ditë. India ka një borxh të papaguar në vlerë prej 6 miliardë dollarë, që daton nga koha e sanksioneve ndaj Iranit” tha Zanganeh.

Në lidhje me pohimet e ministrit iranian, homologu i tij nga India Pradhan tha se “kemi zhvilluar negociata me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Iranit për të transferuar përmes bankës pagesat e naftës”.Trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit