6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Iraku i shqetësuar për tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit

Më të lexuarat

DOHA (AA) – Shefi i diplomacisë irakiane, Ibrahim al-Jaafari, deklaroi se Iraku nuk është në luftë kundër vëllezërve kurdë, por kundërshton hapat ilegal të Administratës Rajonale Kurde në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Al-Jaafari mbrëmë udhëtoi për vizitë zyrtare në Doha, ndërsa sot u takua me homologun e tij të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Ministri irakian Al Jaafari u tha gazetarëve në Doha se Iraku është i shqetësuar për shkak të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Iranit, duke shtuar se Bagdadi zyrtar është duke tentuar të tregojë për rëndësinë rajonale të kapërcimit të mospajtimeve dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira.

Duke u përqendruar edhe në krizën aktuale në Gji, Al-Jaafari tha se Iraku konsideron se vendet që mbështesin bllokadën ndaj Katarit janë përgjegjëse për rrezikimin e Këshillit për Bashkëpunim të vendeve të Gjirit si një sistem kolektiv i sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit