15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

iPhone merr përdoruesit e Android dhe BlackBerry

Më të lexuarat

Edhe përkundër faktit se është vetëm një telefon i mençur mobil në tri versione të ndryshme, iPhone 4 dhe iPhone 4S, vazhdon të jetë telefoni më i famshëm në treg.

Përveç se është shumë popullor në mbarë botën, iPhone gjithashtu po tërheq edhe përdoruesit e shumtë të platformave rivale si Android dhe BlackBerry.

Një hulumtim i kohëve të fundit i krijuar nga Consumer Intelligence Research Partners, ka zbuluar se 42 për qind e njerëzve të cilët kanë blerë një iPhone gjatë muajit prill, kanë qenë pronar të telefonvae të platformave tjera mobile.

Kjo shifër është rritur për 6 për qind, pasi që në muajin shkurt përqindja ishte 36 për qind, ndërsa nëse shikohet më saktë, 38 për qind e tyre vijnë nga Android ose RIM. / Telegrafi / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit