10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Injoranca në kulm: Në xhami mundohet ta gjen Kiblen!

Më të lexuarat

Sot hoxha nga Tirana, njëherë edhe imam tek Xhamia Dine Hoxha Ahmed Kalaja ka bërë një postim të çuditshëm! Bëhet fjalë për një fotografi të marrë nga kamerat e xhamisë ku ai shërben, ku një person falet në drejtim tjetër nga ajo që falen 100% e besimtarëve që frekuentojnë atë xhami. Ai e ka denoncuar publikisht këtë veprim, ndërsa e ka ruajtur identitetin e personit në fjalë.
Imami ia ka bashkangjitur fotografisë edhe një shënim ku thuhet: “Shfaqen sekte te rrezikshme;
Ja një rast personi nuk falet si muslimanet.
Padyshim qe për këta “stereotipe” do te këtë denoncim pranë organeve përkatëse. Sipas dijetareve te Islamit mos falja si myslimanët është sektarizëm; ndërsa personat ne fjale janë një sekt qe Imam Albani i quante pseudo selefistët; Imam Ibn Uthejmini i etiketonte si Sekti i ashtuquajtur Selefij ose Partia Selegije edhe porosiste; Sa me larg tyre.
Ndërsa për idenë e drejtimi me i rene Qabesë në kokë kur falesh Imam Ibn Tejmije; thoshte siç cilësohet në Fatawa 22/11-16 ” Ata kundërshtuan Kuranin, Synetin, Ixhmain e sahabëve”. Kështu qe gëzofshin emrin Sekt.”
Disa e mirëkuptuan imamin, ndërsa disa të tjerë fillaun të japin xhevap! Por e vërteta qëndron se për përgjegjësit është i njohur personi në fjalë dhe ka pamje edhe nga para, por qëllimi i tij është tendencioz dhe përçarës. Ata janë një grup i caktuar që merren kinse me “Devijimet e hoxhallarëve” dhe dikur më parë kanë bërë një video ku sipas tyre xhamia “Dine Hoxha” nuk është në drejtim të Kibles apo Qabesë, drejtim ky nga muslimanët janë të urdhëruar të kthehen kur falin namazin.

Për këtë gjë hoxha Ahmed Kalaja kishte dhënë shpjegim para disa viteve, më poshtë e keni videon shpjeguese:

https://www.youtube.com/watch?v=cdcxqKGzdZk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit