18.3 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

India është duke vrarë e masakruar muslimanë si asnjëherë në historinë e saj

Më të lexuarat

India është duke vrarë e masakruar muslimanë si asnjëherë në historinë e saj. Muslimanët e Indisë i janë nënshtruar shfarosjes dhe po i djegin të gjallë. Indianët hindusë po kallin xhami, shtëpi e çka po gjejnë përpara. Fshatra të tëra muslimane janë shndërruar në hi e pluhur. Njerëzit po digjen të gjallë brenda shtëpive. Janë të papërballueshme imazhet e fëmijëve të shndërruar në shkrumb. Muslimanët e mjerë janë para një gjenocidi të egër. Ata po kërkojnë ndihmë nga bota por askush s’po i dëgjon. Ky Ramazan për muslimanët e Indisë është shndërruar në ferr e përtej ferri. Armiqët e Islamit që me gjuhën moderne quhen islamofobë, jo rastësisht i përzgjedhin datat e kohët festive të muslimanëve për t’i helmuar e vrarë ata. Këtë e bëjnë njëjtë dhe në gjithë botën. Diku më shkrime, diku tjetër me emisione televizive, diku-diku me fushata anti-islame, e në vende si Mjanmari e India tani, u hyjnë me shfarosje fizike. Këtë dhunë psiqike e këto vrasje i bëjnë sidomos në Ramazan. Sepse e dinë këta islamofobë kriminelë se kjo edhe më shumë i vret në shpirt muslimanët…!

Mustafë Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit