9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Idetë e mbuluara (1/6)

Më të lexuarat

Nga: Dr. Xhasim Sulltan

Idetë e mbuluara (1/6)

Tregohet se një i ri kishte ndërmend të shkojë në Itali për një vizitë. Disa ditë para se nisej, një miku i tij e paralajmëroi dhe i foli mbi rrezikun që përbënin hajdutët dhe mashtruesit atje. Ai i përmendi dhe disa zona të caktuara, të cilat përbënin vatrën e kësaj shtrese. I riu u nis për në Itali, me kokën të mbushur plot ide dhe mendime të frikshme, rreth mafiozëve të tmerrshëm. Gjatë gjithë udhëtimit, ai e luste Zotin me përgjërim që ta ruajë nga e liga e kësaj kategorie njerëzish. Atij i ishte fiksuar se zonat që i kishte përmendur miku, nuk duheshin shkelur në asnjë mënyrë. E megjithatë, ndonjëherë erërat fryjnë në drejtime të padëshiruara nga marinarët. Atij iu desh të shkojë në një nga këto vatra mafiozësh, për të marrë një porosi.
Gjatë gjithë udhëtimit drejt vendit në fjalë, atij i vinin në mendje lloj-lloj bandash mafioze, hajdutë xhepash, mashtrues etj… Me të zbritur nga taksia, zemra filloi ti rrahë më fort. Me hapa të shpejtë u nis drejt pikës ku kishte lënë të takohej palën tjetër, por zëri i një të riu i cili e thirri pas me zë të lartë, ia drodhi leqet e këmbëve. Menjëherë dhe pa bërë asgjë tjetër, ai shpejtoi hapat, gjë të cilën bëri dhe i riu që i kishte thërritur. Kur vërejti këtë, miku unë ia dha vrapit me sa fuqi kishte, por edhe personi tjetër që e ndiqte bëri të njëjtën gjë. Kjo vazhdoi derisa mikun tonë e la takati dhe gati u shemb përtokë. Para se ta pyese personin që e kishte ndjekur, tjetri e befasoi me fjalët:”Zotëri! U ra portofoli tek taksia kur zbritët. Ja ku e keni!” dhe ia la në dorë. Mikut tonë iu mor goja dhe para se ti thotë faleminderit, i riu ishte larguar në hallin e vet.
Shumica jonë jetojmë një realitet të tillë, kemi rënë pre e mendimeve të kaluara, pre e një sistemi bindjesh, të shëndosha por dhe të sëmura. Idetë e dukshme dhe të qarta, mund të kontrollohen më kollaj, sakaq, problemi qëndron me idetë dhe mendimet që operojnë në mendjen e pavetëdijshme tonën. Ato operojnë dhe ne nuk ndjejmë gjë, ato e kryejnë funksionin e tyre dhe ne nuk mund ti gjykojmë. Ato janë aq të fuqishme saqë mund të na nxjerrin nga linja, të na detyrojnë të rendim pa pushim dhe pa ditur destinacionin.
Kur çështja ka të bëjë me rilindjen, këto ide nuk mund të shihen më si dëfryese, por duhen parë si boshti i ekzistencës ose i hiçit. Prandaj lipset që të rrëmojmë thellë, derisa të arrijmë tek këtë ide dhe fiksime.
Rilindja fillon me trajtimin e botës së ideve dhe mendimeve. Profetët e kanë nisur punën e tyre me bombardimin e iluzioneve të besimeve të kota, të perceptimeve sociale pengues, sistemin jofunksional të marrëdhënieve dhe rinovimin e vlerave të shkatërruara. Ata i bëjnë thirrje njeriut të zhbirojë në thellësitë e vetes dhe të botës së tij shpirtërore, e nxisin të thellohet, i shtrojnë pyetje dhe e bombardojnë me komente.
Sistemi i civilizimit islam
Kështu nisi zanafillë civilizimi islam, një sistem që reformonte mendjen dhe furnizonte logjikën me shtyllën kurrizore “Lexo” “I mësoi penën” “thuaj sillni argumentin tuaj”. Ishte një sistem që e motivonte njeriun për të mos rënë pre e thënieve dhe fiksimeve të brezave të kaluar, kushdo qofshin, përderisa nuk mbështeteshin mbi fakte.
Islami është një sistem që organizon dhe sistemon botën e bindjeve, debaton me të dhe i kërkon faktet dhe argumentet, pa e anashkaluar dhe pa i kërkuar të mbyllë sytë.
Ai është një sistem që sistemon botën e marrëdhënieve njerëzore, e cila bazohet në “Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit”. Ai është një sistem vlerash sublim, i cili e vendos njeriun në boshtin e civilizimit njerëzor, i bazuar mbi mëshirën, drejtësinë dhe mirësinë.
Në këtë formë iu qasën myslimanët këtij sistemi. Sa më shumë i afroheshin atij në mënyrë të ndërgjegjshme, aq më shumë lulëzonte civilizimi i tyre dhe sa më shumë largoheshin prej tij, gjërat merrnin tatëpjetën, sipas një ligji hyjnor të pandryshueshëm “kush bën keq, shpërblehet për të”
Prapambetja fillon që kur idetë vrasësë fillojnë të dominojnë. Sot, nuk gjen dy veta që mos pajtohen me faktin se gjendja jonë është jo e mirë në nivel umeti. Përpjekjet për zgjidhjen e problemeve aktuale janë të shumta, dikush na flet për projekte bamirësie, dikush tjetër për ftesën, një tjetër për xhihadin e kështu me radhë. Por, të gjitha këto trajtojnë sindromat dhe nuk depërtojnë në thellësinë e krizës. Edhe pse kjo krizë është vendimtare, nuk gjen dikën të pyesë: Cilat janë idetë dhe bindjet sunduese, të cilat na sollën në këtë gjendje, na mbollën këto probleme të cilat lulëzuan në mjedisin tonë? Sa herë që e mbyllim një krizë, gjendemi përballë dy krizave të tjera. Kjo, sepse të kërkosh dhe zhbirosh në sistemin e ideve sunduese, është diçka e vështirë, ndonjëherë traumatizuese dhe e dhimbshme. Megjithatë, ajo mbetet rruga e vetme për shkundjen e pluhurit që ka mbuluar projektin e umetit.
Ringritja e vërtetë, nuk do të mundësohet veçse duke depërtuar në botën e ideve të mbuluara, të cilat duhen kaluar në krëhërin e kritikës.
Kjo ishte një hyrje e një seriali temash që kanë të bëjnë me sistemin e ideve sunduese. Neve na lipset të rrëmojmë thellë në sistemin e ideve që janë prodhim i këtij aktualiteti, i cili ka prirje të vazhdojë, nëse çështjet nuk trajtohen nga rrënjët.
 
Perktheu: Elmaz Fida
 

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit