11 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

I vdiq vajza 19 vjeçe, babai pret damarët mbi varrin e saj

Më të lexuarat

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në varrezat e Tufinës ku një 63-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët.

“BalkanWeb” raporton se 63-vjeçari nga Tirana me iniciale SH.K. ka shkuar tek varri i së bijës në Tufinë dhe në gjendje të rënduar psikologjike ka prerë damarët e dorës. Sipas të dhënave burri kishte konsumuar edhe alkool dhe në gjendje depresive ka vendosur t’i japë fund jetës.

Ai është gjetur nga kalimtarë pothuajse pa shenja jete dhe i mbuluar nga gjaku, por është transportuar me urgjencë në spital dhe pas kujdesit të mjekëve mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se vajza e 63-vjeçarit është ndarë nga jeta në moshën 19-vjeçare, gjë e cila ka sjellë gjendjen e rënduar tek ai.

Në dhomën e spitalit ku ndodhet, ai ka deklaruar për policinë se donte të bashkohej me vajzën ndaj kishte prerë damarët. “Doja që të bashkohesha me vajzën dhe prindërit sepse jeta ime nuk ka asnjë kuptim pa ata”, mësohet të ketë thënë përpara policisë, 63-vjeçari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit