11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

I cilësoi SHBA-të dhe sauditët si shtylla të paqes, reagime ndaj imamit të Qabes

Më të lexuarat

Sheikh Abdulrahman Al-Sudais, imami i xhamisë së Madhe në Mekë që nga viti 1984 dhe kryesuesi i Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, është përballur me kritika të botës myslimane për shkak të deklaratave që ai bëri, ku vlerëson SHBA dhe Arabinë Sauditë si shtyllat e paqes.

Këto komente Imami i Qabes i bëri pas pjesëmarrjes në një konferencë në Shtetet e Bashkuara, shkruan gazeta Yani Sefak.

Në një intervistë, Al-Sudais u lut për mbretin saudit Salman bin Abdul Aziz Al Saud dhe Presidentin e SHBA Donald Trump. “Sot, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara janë shtyllat e ndikimit në botë. Falë Zotit, ata drejtojnë botën dhe njerëzimin drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit”, tha Al-Sudais.

Në lutjet e tij për mbretin Salman dhe presidentin e SHBA, Trump, Imami tha: “Zoti u dhëntë sukses në përpjekjet e tyre”.

Bota myslimane reagoi ndaj ndjenjave të imamit për Shtetet e Bashkuara, të cilat i konsiderojnë përgjegjëse për gjakderdhjen dhe tragjedinë e pafundme në Lindjen e Mesme, shkruan gazeta turke.

Një përdorues shkruajti në Twitter: “Sudais: SHBA po udhëheq botën drejt paqes. “Ku? Afganistan, Jemen, Irak, Somali apo Siri, a mund të më thotë dikush? Konferenca në të cilën mori pjesë Al-Sudais me emrin “Komunikimi i civilizuar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Botës Islame”, u mbajt nga Liga Muslimane Botërore për dy ditë në qytetin New York. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit