7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hungaria do të votojë kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Më të lexuarat

Hungaria ka rinovuar mbështetjen e saj për Serbinë, një strategji e saj kjo për të penguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropan, OKB dhe Këshillin e Evropës.

Hungaria madje ka paralajmëruar edhe rrëzimin e aplikimit nga ana e Kosovës për në BE.

Euronews shkruan se ky vendim vjen në një kohë kur raportet midis Serbisë dhe Kosovës janë përkohësisht më stabile, pas ndërmjetësimit të BE-së dhe SHBA-së javën e kaluar.

“Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme evropiane mund të rrezikojë pajtimin”, tha Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

“Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, u shpreh Szijjártó, në një takim në ministrinë e jashtme të Hungarisë në Budapest./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit