14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Hulumtimi i UBO Consulting: Rritet numri i familjeve që nuk festojnë vitin e ri

Më të lexuarat

Në pyetjen se pse nuk festohet kjo festë, 83 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk i përkojnë bindjeve të tyre.

“70 për qind – festat e fundvitit nuk përkojnë me bindjet e mia dhe 19 për qind – për shkaqe ekonomike”, thotë UBO Consulting.

Në pyetjen, a mendoni që vitin tjetër do të shpenzoni më shumë apo më pak, 60 për qind e qytetarëve janë shprehur se do harxhojnë njëjtë, 13 për qind më pak dhe 11 për qind më shumë.

Rreth 80 për qind e tyre kanë thënë se burimin e informacionit për t’u informuar rreth këtyre produkteve e kanë pasur televizionin, pasuar nga rrjetet sociale me 62 për qind, 26 për qind nga portalet, 36 për qind nga familjaret dhe miqtë, 32 për qind nga dyqanet dhe 6 për qind nga radiot.

Edhe rritja e vazhdueshme e çmimeve për produktet bazike ka bërë që qytetarët e Kosovës të harxhojnë më pak për festat e fundvitit.

Pavarësisht se 18 për qind e popullsisë është në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në atë ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për ato të fundvitit, duke harxhuar rreth 30 milionë euro.

Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2022”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht rreth 150 euro për këto festa.

“Numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14 për qind në vitin 2021 në 20 për qind në 2022-në”, thekson raporti.

Aty theksohet se familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-së dhe rreth 3.1 milionë euro më pak se sa në fundvitin e 2020-së.

Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit