14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hoxhë Bekir Halimi reagon ndaj bastisjeve të forcave izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Çka është Terrorizëm? Të sulmosh palestinezët e paarmatosur në xhami gjatë Ramazanit.

Edhe atë për çdo vjet!

Mbrëmë në Xhaminë Aksa, vend i shenjtë i muslimanëve, hynë dhunshëm forcat policore izraelite dhe i detyruan ata që luteshin brenda të largohen nga xhamia. Aty kishte burra edhe shumë gra. Gratë i rrahën, i lënduan dhe dhunshëm i larguan nga xhamia dhe nga adhurimi i i’tikafit.

Krejt konventat ndërkombëtare shkilen, nuk rrespektohet as shenjtëria e xhamisë Aksa, as shenjtëria e muajit Ramazan, as shenjtëria e veprimit që bënin, por insistuan me dhunë ti largojnë. Ku janë shtetet të reagojnë, ku është sektori civil të reagon, ku janë organizatat e grave t’u dalin në ndihmë këtyre grave që u nëpërkëmb nderi dhe e drejta e tyre?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit