12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Përfitimet psikologjike nga agjërimi

Më të lexuarat

Çdo ves në shoqëri buron nga mungesa e vetëkontrollit. Qofte dhunë, varësi, bixhoz, tradhti apo marrëdhënie seksuale para martesës. Të gjitha janë rezultat i nënshtrimit ndaj dëshirave. Kur një person nuk e ka forcën në karakterin e tij për t’i bërë ballë tundimeve të shumta dhe për ta rrëzuar nefsin (unin) e tij përtokë, atëherë ai do të bëhet me siguri skllav i këtyre dëshirave. Si i burgosur nga dëshirat, një person ndihet plotësisht i pafuqishëm, i mungon çdo aftësi për të ndihmuar veten. Në rastet ekstreme, kēta individë bien në depresion. vetëvrasje, falimentim, burg ose në ndonjë skandal.

Meqenëse burimi i gjithë kësaj të keqeje është paaftësia për të kontrolluar veten, atëherë do të ishte e një rëndësie të madhe që të ekzistojnë seanca trajnimi për shoqërinë në tërësi, në mënyrë që të forcohet vullneti i tyre dhe të shmangen këto gracka shkatërruese që ndikojnë negativisht tek të gjithë. Fatmirësisht, në botën myslimane ka një seancë të tillë trajnimi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Çdo musliman që agjëron kalon nëpër një stërvitje intensive për t’i bërë ballë llojeve të ndryshme të tundimeve. Tundimi për të ngrënë, për të pirë, për të pasur marrëdhënie, apo edhe për t’u zemëruar, kapërcehet çdo ditë, për një muaj rresht, gjë që na përgatit për sprovat e shumta e të vështira me të cilat përballemi në jetë.

Përveç pajisjes me fuqinë e vullnetit dhe aftësisë për të kontrolluar dëshirat, agjërimi rrënjos brenda nesh një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe durimi, ngase privimi nga diçka çon në vlerësimin e asaj gjëje. Pas një dite të gjatë agjërimi, shqisat tona të shijes dhe nuhatjes miten. Çdo gliênjke uji është si një lum i freskët e i rrjedhshëm në një tokë të thatë e djerrë, dhe çdo kafshatë ushqimi që konsumohet është si të ushqesh një person që ka mbetur i bllokuar në një ishull të shkretë, duke pasur shumë pak për të ngrënë, pra na vjen si ushqimi më i shijshëm e më i lezetshëm. Eshtë ajo që terapia Gestalt e definon si të qenët i përqendruar në përvojën e individit në momentin e tanishëm, të qenët i ndërgjegjshëm dhe të qenët aty në kohën e tanishme. Në një botë të mbushur me kërkimin e realizimit të kënaqësive aty për aty, është shumë e shëndetshme të mësosh se si t’i vonash kënaqësitë e thjeshta në jetë.

Të kesh durim për t’i bërë ballë tundimit dhe të jesh tolerant për kënaqësinë e vonuar, janë dy elementë shumë të rëndësishëm në arritjen e pjekurisë personale. Ne vetëm se jemi të trajnuar për të bërë durim në pritjen e qindra gjërave në jetë që kërkojnë kohë dhe vonohen pa paralajmërim.

Firman dhe Vargiu vunë në dukje se agjërimi gjithmonë ka qenë një metodë për të ndihmuar një individ të lëvizë drejt vete-realizimit dhe të arrijë energji super-të-ndërgjegjshme. Së këndejmi, një periudhë e caktuar agjërimi mund të nxjerr në pah shkathtësi të jashtëzakonshme njerëzore, aftësi paranormale dhe gjendje të ndryshme të ndërgjegjes. Kjo shpjegon se pse ne jemi në gjendje të kryejmë sakrifica të tilla të larta shpirtërore gjatë Ramazanit, megjithëse jemi të privuar nga gjumi dhe abstenojmë nga ushqimi me një zell dhe kënaqësi të tillë.

Gjendja euforike që përjetojmë gjatë agjërimit mund të klasifikohet si një katarsis shpirtëror që përshkruan një pastrim që shëron dhe rikthen shpirtin. Është një dëbim, zbrazje dhe shkarkim i papastërtive brenda nesh, për të pastruar veten dhe për të na rilidhur me Allahun. Agjërimi mund të jetë një praktikë shpirtërore jashtëzakonisht transformuese (Len Sperring). Ai ofron mundësinë për t’u zgjidhur nga lidhjet tokësore, për t’u bashkuar me të shenjtën dhe për të krijuar ndjesi të një lidhje të thellë (hyjnore). Randi Fredricks deklaron se agjërimi ka fuqinë autentike për të ndryshuar individin, komunitetin, madje edhe botën.

Kur reflektojmë mbi implikimet psikologjike të agjërimit (ar. “savm”), atëherë fuqizohemi edhe më shumë për të përqafuar muajin e bekuar të Ramazanit dhe për t’u ngjitur në lartësi të reja shpirtërore me shpresën për të forcuar, pastruar dhe ndriçuar shpirtin.

Marr nga “UDHËZUES I RAMAZANIT PËR MUSLIMANIN E RI DHE ATË QË AGJËRON PËR HERË TË PARË”

Shkarko librin : https://literaturaislame.com/udhezues-i-ramazanit-per-muslimanin-e-ri-dhe-ate-qe-agjeron-per-here-te-pare

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit