15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Hoxhallarët paralajmërojnë BFI-në: Zekerija Idrizi është turpi i botës

Më të lexuarat

Paraqitja e zërave se Rijaseti i BFI-së ka ndërmend ta propozojë për myfti të Shkupit, Zekerija Idrizin, ka nxehur gjakrat në mesin e hoxhallarëve. Ata shprehen të brengosur dhe të irrituar pasi që konsiderojnë se në këtë mënyrë do të fyhen rëndë besimtarët pasi që në krye të këtij institucioni do të qëndrojë një njeri që njihet për amoralitet të theksuar. Sipas tyre, Idrizi para se do të kandidojë për këtë post, është mirë t’i shpjegojë xhematit se përse është dëbuar nga Gjermania, më saktësisht nga Berlini.
Ata thonë se nëse dikush nga BFI tenton që kundër vullnetit të hoxhallarëve, sidomos të atyre të Shkupit, duke caktuar Idrizin për myfti, do të ketë rebelime të mëdha kundër kreut të këtij institucioni fetaro – islam.

click.mk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit