22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Hoxhallarët e dënuar, likuiduar dhe maltretuar gjatë viteve 1945-1990 nga UDB-ja Jugosllave

Më të lexuarat

Për ilustrim, me poshtë po e prezantojmë një listë jo të plotë të hoxhallarëve të burgosur nga organet e atëhershme të sigurisë nga viti 1945 deri më 1990. Këtu janë përfshirë ata hoxhallarë, dosjet e të cilëve janë evidentuar në arkiva. Bie fjala, këtu nuk janë përfshirë ata hoxhallarë të cilët vuajtën dënimin në burgun e Goli Otokut famëkeq, ku siç dihet njëri nga të burgosurit në këtë burg ishte edhe Mulla Irfani nga Lipjani. Të dhënat na rezultojnë, se numri i hoxhallarëve është shumë më i madh nga ky që kemi prezantuar, të cilët janë burgosur maltretuar gjatë kësaj periudhe kohore.

Mulla Maliq Dauti, i dënuar më 1945

Maliq Balija, hoxhë, (1906), Javor, 11.09. 1945. LP. a. 3/ 1 (me pushkatim)

Mulla Jusuf Imami, Pejë, 8. 12. 1945. neni 3/ 3 LP. (lënda në rishqyrtim)

Arif Shala, hoxhë nga Flamurasi (ish-Sankoci), 1946 (u tërhoq në mal dhe u vra).

Shefqet Mehmet Hoxha, hoxhë, (1915), viti denimit 1949, (14 vjet burg)

Mulla Idriz Gjilani, më 1949, (digjet në qeli me benzinë)

Mulla Ramë Hërtica, viti i dënimit 1947, (6 vjet burg)

Mustafë Osman Osmani, Hoxhë, (1910), Duraj, 30.12.1947.neni 3/ 3 LP. (6 muaj burg)

Azem Miftar Fazliu, hoxhë, (1911), i dënuar më 1947, Dragobil, neni 3/ 3 LP. (4 vjet burg)

Haki S.Taipi, hoxhë, (1917), Gjilan, 10.02.1947.neni 3/ 7, 8, 14 LP. (20 vjet burg)

Riza Osmani Shurdhani, hoxhë, Poliçkë, 10.02.1947.neni 3/7, 8, 14 LP. (12 vjet burg)

Mexhid Haki Zymberi, hoxhë, (22 vjeçar), Tanishec, 7.02.1947, (10 vjet burg)

Hajdar K. Jashari, hoxhë (37 vjeçar) Orizare (Kumanovë) 7.02.1947, (12 vjet burg)

Hetem Tahiri. Hoxhë, Reçicë e Madhe, i dënuar më 1947, (18 vjet burg)

Mulla Miftar Shabani, (1889), Gjakovë, 5.08.1949.neni 3/14 LP. (14 muaj burg)

Miftar Sh. Shala, hoxhë, (1889), Gjakovë, 16. 09. 1949. neni 3/14 LP. (4 muaj burg).

Mulla Nura, Prizren-Suharek, viti i dënimit 1949, (9 vjet burg)

Shefqet M. Mehmeti, hoxhë, (1917), Korishë, 13.09.1949. (burgim i përjetshëm).

Sejar M. Oruqi, hoxhë, (1900), Prizren, 15. 02. 1950. neni 3/ 14 LP. (6 vjet burg).

Jakup V. Murtezi, hoxhë, (1919), Prizren, 19. 02.1950. neni 3/8 LP. (20 vjet burg)

Gani A. Kastrati, hoxhë, (1900), Pejë, 1. 03. 1950. neni 3/ 8 LP. (4 vjet burg).

Mulla Bahtiar Nezir Bahtiari, (1905), Bellobrad, 26 shtator 1953, (8 vjet burg)

Hysen Berisha, Hoxhë, (1908), Ruhot, 2. 11. 1953. neni 117/ 1 LP. (20 vjet burg)

Zekë Berdynaj, Hoxhë, (1909), Novosellë, 6.11.1953. neni 117/1 LP. (16 vjet burg)

Mujedin Oruçi, hoxhë, (1906), Orçush, 20. 07.1954. neni 105, LP. (10 vjet burg)

Ferat R. Ruhani, hoxhë, (1911), Laçiq, 30.06.1954. neni 118/1 LP. (2, 6 vjet burg)

Isah S.Sylejmani, hoxhë, (1887), Cërnicë, 21, 08.1954.neni 118/1 LP. (1, 6 vjet burg)

Burimi:

Sabile Kecmezi-Basha,

Të burgosurit politikë shqiptar në Kosovë 1945-1990, Logos-A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2010.

P.s Fotografitë e postuara të hoxhallarëve nuk kanë të bëjnë me të burgosurit dhe të persekutuarit… Vetëm si ilustrim i hoxhallarëve të dikurshëm!
Baki Shala

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit