Historia e teologjisë

Më të lexuarat

Historia e teologjisë

Studiuesit perëndimorë pohojnë se teologjia është një pjesë thelbësore e filozofisë; është një shkencë që ka të bëjë me parimin mbi të cilin mbështetet arsyeja gjatë trajtimit të çështjeve hyjnore. Është një shkencë e lashtë sa vetë ekzistenca e filozofisë, e cila ka paraqitur teoritë e saj mbi: botën, njeriun dhe perënditë.

Koncepti i teologjisë u shfaq qartë tek Platoni për të treguar njohurinë racionale për natyrën e perëndive, të dalluar nga feja popullore e mbështetur në bestytni (mitologjia).

Më vonë, në shekullin e dytë para erës sonë, filozofi romak Varo (Marcus Terentius Varro) dalloi tre forma të teologjisë:
1. Teologjia mitike, që u përket poetëve dhe i përshtatet teatrit.
2. Teologjia natyrore, që është teologjia e filozofëve që hulumtojnë mbi natyrën e perëndive.
3. Teologjia qytetare, që organizon në çdo shoqëri civile detyrimet dhe adhurimet e detyrueshme ndaj perëndive.

Prandaj, dikur teologjia ishte një nga degët e filozofisë që merrej me çështjet që kishin të bënin me perënditë dhe detyrimet ndaj tyre. Ishte një shkencë që synonte të përftonte një përfytyrim të pastër dhe të lartë për hyjnoren si një mendje e pastër, absolute, ose një formë e kulluar, që nuk ka asnjë lidhje me truporen apo ndonjë cilësi të përbashkët me të ndjeshmen – një abstraktim i lartë që e bën atë thuajse një ide të pastër.

Burimi: Studimet fetare dhe filozofike

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit