Një rrëfim prekës për hoxhallarët dhe sakrificën e tyre
Një ndër ta është edhe vëllau jem, nxënës i medresesë, i cili ka qenë shok klase me Enes Gogën, Jakup Çunakun, Muhamed Dermakun dhe Bashkim Avdiun.
E kam dëgjuar babën tim që i thoshte një shqiptari këtu, kur ka thënë Shefqeti: “Kam dëshirë me shkue për me ba hoxhë.” Gëzim më të madh nuk kam pasur.
Nëna ime, hiq më larg se dje, thotë: “Kur kanë ardhë hoxhallarët në ngushëllime, kanë thënë se të gjitha shpenzimet i mbulon Bashkësia Islame e Kosovës. Ne nuk kemi pranuar.” Atëherë, ish drejtori i medresesë, tani myftiu Naim Tërnava, ka dhënë 1000 marka gjermane.
Mandej, edhe kryeministri, ish zëvendës i Adem Demaçit, së bashku me Adem Demaçin dhe Shukrije Rexhën, e cila ishte e burgosur politike, kanë qenë në ngushëllime.
Vëllau jem ka punuar si taksist me kultivatorin e tij. Policia e Serbisë e ndalonte, e maltretonte dhe e dënonte. Edhe pas vdekjes së tij, i vinin dënime për t’i paguar. Por ky Basri Beka edhe për së vdekuri i maltreton dëshmorët, hoxhallarët dhe imamët.
Një informacion, hoxhë: kam pasur një libër “Akidja e Muslimanit”, i përkthyer nga gjuha boshnjake. E kam marrë ta lexoj atë libër që e kishte blerë vëllau jem dëshmor në vitin 1998. Aty kam lexuar se përkthyes i atij libri ka qenë Bekir Halimi. Në atë kohë vetëm sa i dëgjoja ligjëratat tua dhe jam befasuar për të mirë. Libri ishte me kopertina të kaltra dhe i mbyllur.
E lus Allahun e Madh që të na bashkojë në xhenetet e larta me hoxhallarët shehidë.
Me respekt,
Behxhet Zeka
