11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Hetimet konfirmojnë: Amerikanët vranë civilë gjatë një sulmi në një xhami

Më të lexuarat

Forcat ushtarake amerikane kanë dështuar të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur civilët para lansimit të dronit vdekjeprurës në veri të Sirisë, muajin e kaluar, që goditi një xhami plotë me fetar, kanë treguar tre hetime të veçanta, përcjell Kosova Post.
Hetimet e Human Rights Watch, një organizatë britanike Forensic Architecture dhe Departamenti i Hetimeve i shoqërisë së hapur Bellingcat zbuloi se një sulm ajror amerikan në një xhami në Aleppo perëndimore ka shkaktuar vdekjen e të paktën 38 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) pohon se objektivi ishte ‘një vend tubim për luftëtarët Al-Kaedës në Siri’ ku u vranë ‘dhjetra ekstremist terroristë të Al-Kaedës,” dhe veprimi është kryer pas një shqyrtim të plotë.
Por nga biseda me njerëzit lokal, në kombinim me fotografi dhe video incizime të ndërtesës, tregon se ndërtesa ishte e njohur si xhamia e fshatit el-Jinah ku mbaheshin ligjërata në netët e enjte.
Hetuesit po ashtu thonë se Shtetet e Bashkuara kanë nisur raketat Hellfire ndaj civilëve në kohën kur kishin ikur në xhami.
Ole Solvang, një hetues kryesor në HRW, tha për Al Jazeera se ‘forcat amerikane nuk kanë arrit të zbatojnë masat e nevojshme për të minimizuar viktimat civile’.
‘Duke gjykuar nga deklaratat e personelit ushtarak të SHBA, ata nuk e dinë se objektet e xhamive, do të reflektonin negativisht në inteligjencën e tyre’, shtoi ai.
HRW ishte në telefon me 14 njerëz të cilët kanë njohuri të drejtpërdrejtë të sulmit, duke përfshirë katër që ishin në xhami në kohën e sulmit.
Katër dëshmitarët e intervistuar nga hetuesit HRW ka vlerësuar se në xhami gjatë sulmit ishin treqind besimtarë që morën pjesë në ligjërata fetar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit