22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Hera e parë pas vitit 1969, ndalohet namazi i xhumasë në Al-Aksa

Më të lexuarat

“Ky është një veprim vërtetë i rrezikshëm meqë paraqet një sulm të hapur mbi liritë fetare dhe lirinë për të kryer lutje”, deklaroi drejtori i kompleksit të xhamisë Al-Aksa, Omer Kisvan

JERUSALEM (AA) – Policia izraelite sot në orët e mëngjesit ka vrarë 3 palestinezë për të cilët ka pretenduar se kanë ndërmarrë sulm të armatosur në Xhaminë Aksa, ku gjatë incidentit janë plagosur tri ushtarë izraelitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas incidentit të sotëm, policia njoftoi se sot në këtë xhami nuk do të falët namazi i xhumasë, që është hera e parë pas vitit 1969.

 – Policia izraelite vret 3 palestinezë në Xhaminë Aksa

“Ky është një veprim vërtetë i rrezikshëm meqë paraqet një sulm të hapur mbi liritë fetare dhe lirinë për të kryer lutje”, deklaroi për AA drejtori i kompleksit të xhamisë Al-Aksa, Omer Kisvan.

“Këtë mëngjes, rreth orës shtatë morëm një informacion se policia izraelite vrau tre të rinj palestinezë. Policia pastaj mbylli xhaminë Al-Aksa, dhe tha se sot nuk do të jetë e mundur kryerja e namazit të xhumasë”, shtoi më tej Kisvan, sipas të cilit ata nuk janë në dijeni se çfarë po ndodhë brenda xhamisë Al-Aksa, por janë në dijeni, se atje gjenden disa deputetë izraelitë dhe ministri për Siguri Publike.

“Izraeli shfrytëzon këtë situatë për të ndryshuar strukturën e xhamisë Aksa. Qeveria izraelite e ekstremit të djathtë shfrytëzon këtë situatë”, tha Kisvani.

  – Policia izraelite arreston myftiun e Jerusalemit

Ylli i Kuq izraelit i Davudit njoftoi mëngjesin e sotëm se tre izraelitë janë plagosur, dy nga të cilët më rëndë.

Mediat lokale thonë se ata janë policë izraelitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit