21.5 C
Pristina
Thursday, May 30, 2024

Në afërsi të brigjeve të Libisë shpëtohen 140 migrantë

Më të lexuarat

“Ekipet e sigurimi shpëtuan migrantët gjatë kontrollit rutinor të rojës bregdetare”, tha koloneli Ayoub Qassem

TRIPOLI (AA) – Së paku 140 migrantë afrikanë janë shpëtuar afër bregut të Libisë, njoftuan të premten nga flota libiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ekipet e sigurimi shpëtuan migrantët gjatë kontrollit rutinor të rojës bregdetare”, tha koloneli Ayoub Qassem, zëdhënës i marinës, dhe shtoi se operacioni u zhvillua në bregdetin Sabrathe, në perëndim të Tripolit.

Më herët gjatë këtij muaji në bregun Garabulli, në lindje të Tripolit, po ashtu u shpëtuan 80 migrantë afrikanë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) rreth 1.800 migrantë humbën jetën në Detin Mesdhe që nga fillimi i vitit 2017.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit