10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Haxhinjtë që arritën në Medinë falën xhumanë e parë në Xhaminë e Profetit

Më të lexuarat

Haxhinjtë që tashmë kanë arritur në qytetin e Medinës në Arabi Saudite për te përmbushur kushtin e pestë të fesë islame, kryerjen e haxhit, kanë falur xhumanë e parë në Xhaminë e Profetit

MEDINË (AA) – Haxhinjtë që tashmë kanë arritur në qytetin e Medinës në Arabi Saudite për të përmbushur kushtin e pestë të fesë islame, kryerjen e haxhit, kanë falur xhumanë e parë në Xhaminë e Profetit (Mexhid al Nebevi) në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra muslimanë që kanë dashur të falin namazin në faltoren e shenjtë në Medinë kanë filluar të vijnë në xhami orë më parë. Për shkak të turmës dhe temperaturës së lartë, shumë nga haxhinjtë falën namazin nën ombrellat e hapura në oborrin e xhamisë.

Në Medinë kanë arritur 300 mijë haxhinj

Në ndërkohë, theksohet se deri më tani në Medinë kanë arritur afër 300 mijë haxhinj.

“Në sezonin e haxhit, deri më tani në qytet kanë arritur 300 mijë haxhinj dhe kjo shifër rritet çdo ditë”, ka njoftuar Instituti Edla i qeverisë, i cili ka grumbulluar të dhëna statistikore për haxhinjtë që vijnë në Medinë.

Në njoftim po ashtu thuhet se në mesin e haxhinjve që kanë arritur në Medinë, shumica janë nga Indonezia, apo 41.180 persona, dhe se 20.680 haxhinjë që kanë përfunduar vizitat në Medinë kanë udhëtuar për në Mekë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit