16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Haxhinjtë kinezë lënë Mekën me lot në sy (video)

Më të lexuarat

Një video e postuar në rrjet ku shfaqen pelegrinët kinezë duke u përshëndetur me Qaben e shenjtë, ndërkohë që ritualit të Haxhit po i afrohet fundi për këtë vit, ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve të internetit.

Kjo mund të jetë hera e fundit që ata shohin Qaben e shenjtë, ndërsa përloten teksa largohen.

Për shumë myslimanë në të gjithë botën, Haxhi është pelegrinazh që kryhet një herë në jetë, gjë që shpjegon pse këta pelegrinë kinezë janë kaq të ngarkuar emocionalisht.

Më shumë se 12800 myslimanë kinezë iu bashkuan 2 milionë pelegrinëve të tjerë në kryerjen e ritualit të Haxhit.

Kina ka pak më shumë se 20 milionë muslimanë, sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2013.

Në vitin 1980, Bashkësia Islame në Kinë filloi të pranonte kërkesat e muslimanëve për të shkuar në haxh.

Në vitin 1986, më shumë se 2,000 myslimanë kinezë shkuan në Mekë.

Kina dhe Arabia Saudite vendosën lidhjet diplomatike në vitin 1990, gjë që lehtësoi edhe më tej rritjen e numrit të haxhive kinezë. /tesheshi.com/

Kina dhe Arabia Saudite vendosën lidhjet diplomatike në vitin 1990, gjë që lehtësoi edhe më tej rritjen e numrit të haxhive kinezë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit