12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Numri i fundit i “TIME” me një muslimane në kopertinë: ja kush është Ilhan Omar

Më të lexuarat

Pothuajse një vit më parë, Minesota bëri historinë pas zgjedhjes së Ilhan Omar, një ish-refugjate muslimane me prejardhje somaleze në legjislaturën e shtetit amerikan.

Që atëherë, Omar ka frymëzuar shumëkënd me luftën e saj për përfaqësimin e pakicave, duke përfshirë edhe prestigjiozen Time.

Së fundi, revista paraqiti Omar në kopertinën e saj të 18 shtatorit, e cila pritet të dalë në shitje të këtë të premte.

Omar është renditur në mesin e 45 grave tjera që kanë thyer pengesat, në përpjekje për të ndryshuar botën. Tema qendrore e gazetës është “Firsts” – Të parat, një projekt multimedial që përfshin 12 kopertina të ndryshme me 12 gra të ndryshme.

“Qëllimi ynë me ‘Të parat’ është që çdo grua dhe vajzë të hasë në një personalitet femëror e cila në arritjet më të larta të suksesit, do t’i thotë asaj se është e sigurt për të që të ngjitet lart, të niset drejt majave, ngase pamja është spektakolare”, shkroi revista në prezantimin e projektit.

Omar, duke qenë muslimanja e parë somalezo-amerikane që është bërë ligjvënës, është padyshim një risi në politikën e SHBA.

“Për komunitetin musliman dhe somalez, gjinia ime ishte një problem, sepse politika duhet të ishte rol i një mashkulli”, tha Omar.

“Pastaj ka pasur gjëra tipike me të cilat janë ballafaquar gratë kandidate, si p.sh, sa e papërgjegjshme duhet të jetë për një nënë që të dalë dhe të dedikojë aq shumë kohë jashtë shtëpisë. Askush nuk i pyet kurrë kandidatët meshkuj … se si ata presin të barazojnë jetën e tyre familjare”.

Por kjo nuk e ka ndaluar atë.

“Më është dashur të gjej një formulë se çfarë do të thotë të bëhesh një ndërtues i mirë i urave”, shtoi Omar.

 Përgatiti Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit