10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Haskuka nuk e përjashton mundësinë e eskalimin e situatës për vdekjen e Astritit

Më të lexuarat

Deputeti i LVV-së, Mytaher Haskuka, i ftuar në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, është pyetur se çka ka paraparë Vetëvendosje për veprimet e mëtutjeshme me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

I pyetur se a mund të ketë eskalim të situatës, Haskuka nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë.

“Pakënaqësia e qytetarëve është në rritje dhe kjo mund të shtyjë në eskalim”, ka thënë Haskuka, duke shtuar se nuk mund të mbahen në kontroll qytetarët.

Haskuka shtoi se 17 vjet pas luftës është e papranueshme që të vdes një i burgosur në burg.

Haskuka: Obduksioni nuk mundet të tregoj se a është vrarë apo vetëvrarë Astrit Dehari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i ftuar në emisionin Politikë në Tribuna Channel, ka thënë se obduksioni nuk e tregon se vdekja e Astrit Deharit është vrasje apo vetëvrasje.

“Nuk mundet nëpërmjet obduksionit të vërtetohet a është vrasje apo vetëvrasje. Përshkrimi i shkakut të vdekjes dhe gjasat për t’i bërë dikush vetvetes është gati e pamundur”, ka thënë Haskuka në Politikë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit