Haradinajt i merret titulli Qytetar Nderi i Tetovës

0
41

Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është më qytetar nderi i komunës së Tetovës.

Inspektorati shtetëror për pushtetin lokal anuloi vendimin e komunës së Tetovës, duke e cilësuar si antiligjor, me arsyetimin se është sjellë pa praninë e këshilltarëve maqedonas.

Sipas tyre, vendimi është antiligjor edhe për faktin se gjatë procedurës nuk është respektuar parimi i badinterit dhe se nuk është konsultuar komiteti për marrëdhënie ndërnacionale i komunës, transmeton INA.

Drejtori i Inspektorati shtetëror për pushtetin lokal, Vanco Sehtanski ka theksuar se ka firmosur vendimin, i cili ka hyrë në fuqi dhe i njëjti është publikuar edhe në gazetën zyrtare të Maqedonisë.

Kohë më parë, Tetova i ndau titullin qytetar nderi kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, pati theksuar se personaliteti i zotit Haradinaj parqet një nga figurat kombëtare që ka promovuar frymën e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha viset e rajonit.kohaislame