17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Haradinaj shkarkon zv/ministrin Maxhuni që mbante këmbët në dritare të veturës zyrtare

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me veturë zyrtare, mbante këmbët në xhamin e përparmë të veturës.

Ky veprim i tij ngjalli reagime të shumta. Ndër ta ishte zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë atë..koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit