12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Haradinaj merr përkrahje nga Katari për njohje të reja për Kosovën

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Hashim Ibrahim Al-Sada

PRISHTINË (AA) – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Hashim Ibrahim Al-Sada, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi kryeministri Haradinaj ka falënderuar për përkrahjen që shteti i Katarit i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme që nga pavarësia dhe shtetndërtimi.

Haradinaj ka njoftuar ambasadorin Al-Sada për angazhimin e Qeverisë në forcimin dhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit të Kosovës si dhe për zhvillimet dhe proceset që lidhen me axhendën euroatlantike me synim anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe në BE.

Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, ambasadori Hashim Ibrahim Al-Sada ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke përcjellë edhe urimet e Kryeministrit të shtetit të Katarit.

Ambasadori Al-Sada po ashtu ka theksuar gatishmërinë e Katarit për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit