12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Haradinaj: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses për rritjen e pagave

Më të lexuarat

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur interpelancën për rritjen e pagave nga kryeminsitri Ramush Haradinaj, për kabinetin qeveritar.

Haradinaj tha se vendimi për rritjen e pagave është bërë me qëllim të nivelizimit të pagave, duke shtuar se në listën e renditjes së pagave, plot 69 zyrtarë të tjerë marrin pagë më të madhe se kryeministri.

“Rritja e pagave për kabinetin qeveritar ka mundësuar nivelizimin e pagave. Në listën e renditjes së nivelit të pagave, 69 zyrtarë tjerë marrin pagë më të madhe se Kryeministri i Kosovës. Ky vendim i rritjes pagave duke parë vlerësimin e AKK-së, e kemi pa mënyrën si e kanë argumentuar, për mua kjo temë është në Gjykatën Kushtetuese dhe pres përgjigjen e saj dhe do ta respektojmë vendimin, është e habitshme indiferenca që ka ndodhur në të kaluarën, dhe kjo për ta lënë kryetarin e Këshillit Gjyqësor në listën e pagave në vendin e 69-të tregon vetvetiu se cili ka qenë orientimi ynë dhe si mund të avancojë vendi ynë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, vendimin për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar e ka vlerësuar si jo të drejtë Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, e në Gjykatën Kushtetuese e kanë dërguar deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit