8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Hapet ekspozita për bibliotekat e Ulqinit në periudhën Osmane

Më të lexuarat

Në Ulqin u hap ekspozita e dorëshkrimeve “Bibliotekat e Ulqinit në periudhën Osmane – Kadia Husein Mujali”, ku u organizua edhe një panel diskutimi me këtë temë

PODGORICË (AA) – Në organizim të Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” dhe Bashkësisë Islame në Ulqin, mbrëmë në qendrën kulturore të këtij qyteti u hap ekspozita e dorëshkrimeve “Bibliotekat e Ulqinit në periudhën Osmane – Kadia Husein Mujali”, ku u organizua edhe një panel diskutimi me këtë temë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kadia Husein Mujali është lindur në Ulqin në vitin 1853 dhe pas mbarimit të shkollës fillore dhe medresesë në qytetin e lindjes, fiton një bursë për shkollim në Stamboll, ku regjistrohet në Fakultetin Juridik.

Pas përfundimit të studimeve, ai kthehet në Ulqin ku merr postin e gjykatësit të cilin e ka ushtruar deri në vitin 1924. Në vitin 1940 ai ndërroi jetë në Ulqin, ku dhe varroset.

Në debatin e mbrëmshëm morën pjesë panelistët Mustafa Çank, Ali Bardhi, Behlul Kanaci, Ruzhdi Ushaku dhe avokati Sami Miseri.

Ata folën për biografinë, bibliotekat dhe koleksionin privat të librave dhe poezive, si dhe për rëndësinë dhe pozitën e Kadia Husein Mujalit në aspektin e të Drejtës Sheriatike.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 17 mars.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit