Lëvizja palestineze Hamas ka akuzuar Izraelin për vazhdimin e sulmeve në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjes së presidentit Trump për ndalimin e operacioneve ushtarake.
“Ushtria pushtuese sioniste vazhdon të kryejë krimet dhe masakrat e saj të tmerrshme kundër popullit tonë palestinez në Rripin e Gazës,” thuhet në një deklaratë të Hamasit, ku shtohet se 70 persona janë vrarë që nga mëngjesi i së shtunës.
Grupi tha se vazhdimi i sulmeve tregon “gënjeshtrat e Netanyahut” për ndalimin e ofensivës në Gaza dhe u bëri thirrje vendeve islame e arabe, si edhe komunitetit ndërkombëtar, të ndërmarrin “veprime urgjente për të mbrojtur dhe ndihmuar popullin palestinez”.
“Hamasi u kërkoi njerëzve të lirë në mbarë botën të rrisin aktivitetet e solidaritetit dhe të ushtrojnë presion për t’i dhënë fund luftës së shfarosjes dhe urisë që po vazhdon prej dy vitesh në Gaza,” përfundon deklarata. /mesazhi
