Haim Levinson – Haaretz:
“Deri në ditën e fundit të luftës, Hamas-i ruajti strukturën e tij organizative, udhëheqjen politike, komandën në terren dhe kontrollin mbi Gazën. Askush nga radhët e tij nuk guxoi të tërhiqej, të krijonte një organizatë rivale, të zhvillonte negociata të pavarura për dorëzim apo të shiste pengje në këmbim të parave.
Duket se kërcënimi që i kanoset Hamas-it nga milicitë pro-izraelite në Gaza është minimal.
Hamas-i e përfundon luftën me dy arritje kryesore:
1. Rikthimi i çështjes palestineze në qendër të agjendës ndërkombëtare.
2. Zbrazja (jo e plotë) e burgjeve izraelite.”
