14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Hallakatet Kina nga Ozili: I kallin fanellën dhe e fyejnë ashpër në rrjete sociale

Më të lexuarat

Tifozët kinezë të futbollit kanë djegur fanellat e yllit të Arsenalit Mesut Ozil dhe i bënë thirrje klubit që ta dëbonte atë nga skuadra, pasi ai publikisht kishte kritikuar trajtimin çnjerëzor që po iu bën Kina myslimanëve në Yinjiang.

Të premten, Ozil, i cili zakonisht nuk bën shumë zhurmë në rrjetet sociale, postoi një mesazh në profilin e tij në mysliman duke i përshkruar ujgurët si “luftëtarë që i rezistojnë persekutimit”.

“Në Kinë kuranët po digjen, xhamitë po mbyllen, shkollat teologjike islame, medreset po ndalohen, hoxhallarët po vriten, një nga një. Pavarësisht kësaj, myslimanët nuk po flasin.”

Komentet e tij shkaktuan një valë të madhe zemërimi në vendin ku Arsenali është tepër popullor. Ozili i cili i ka mbi 4 milionë ndjekës, u komentua edhe nga ministri i punëve të jashtme të Kinës i cili tha se ai ishte mashtruar “nga lajmet e rreme.”

Kjo ka bërë që shumë tifozë të Ozilit t’i djegin fanellat e lojtarit të preferuar duke postuar edhe fjalë të shumta fyese në drejtim të turkogjermanit.

Vetë klubi i Arsenalit është distancuar nga deklaratat e lojtarit të tyre, por kjo nuk mjaftoi.

Transmetuesi publik kinez njoftoi gjatë ditës së djeshme se nuk do të transmetonte ndeshjen mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Nëse ky vend nuk do të kisht asgjë të bënte me sulmet dhe terroret ndaj myslimanëve nuk do e bënte këtë veprim hakmarrës ndaj Ozil dhe Aresenalit. E gjitha bota po flet për terrorin që po bënë Kina ndaj ujgurëve mysliman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit