19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Haku i kojshisë! – Nga Sedat Ramadani

Më të lexuarat

Së fundmi edhe në vendin tonë u shfaq një fenomen që shumë më parë ishte paraqit në Kosovë e Shqipëri. Dhe për çudi në këto dy vende të përmendura, këtij lloj fenomeni iu dha aq shumë hapësirë mediatike saqë mendon njeriu se sa njerëz me vlerë kemi pas e që koha qenka vonu për t’i zbulu! Nuk e di a me iu gëzu vonesës a me iu mërzit zbulimit!
Te një çajtore e një miku shpesh përdoret thënia “janë shtuar budallenjtë”. Po një është në favor të budallenjëve të vërtetë sepse ato nuk do japin llogari për të metën që e kanë, kurse këta “budallenjë” bashkëkohor nuk do privohen nga kjo llogaridhënie!
Meqenëse vij nga lagjja e njejt e “budallës” së shfaqur së fundmi, dua që të bëj një njoftim për opinionin e gjerë, se ky njeri vjen nga një familje fisnike dhe besimtare, dhe se babë e babgjysh nuk i ka pas kështu sikur vetja. Madje jam i bindur se edhe familja e afërt dhe ajo më e largët distancohen nga qëndrimet dhe pikëpamjet e tij po bile edhe turpërohen nga afërsia me të!
Neve nuk na shqetëson bindja dhe veprimi i tij për veten e vet, por na shqetëson gjuha e urrejtjes dhe fitnes që përdor për të bër përçarjen ndër shqiptar besimtar madje duke përdor pikërisht ideologjin e “fesë shqiptare”.
Personi që i thotë vetes agnosticist e këndej dërgon salavate për njeriun e fundit që njihet edhe ndër jobesimtar musliman si ai që e solli islamin ndër njerëz (Muhamedi s.a.w.s), tregon mjaftueshëm për kontradiktat që i ka me veten. Prandaj duhet ta ketë të qartë, se nëse e ka humb betejën në Gjermani ku e kanë dëbuar si një rrugaç, mos të tenton ta kërkoj Maqedonin si një treg per “pallavrat” e tij.
Në fund një porosi edhe për redaktoren e emisionit për kulturë, që mysafirin e ftuar në TV Alsat-M, është dashtë ta emëroj si autor i librit dhe ta trajtoj dhe promovoj librin, dhe jo si një teolog që as nuk e ka atë titull e as është i deleguar nga institucioni i BFI-së. Mos t’ia merr mendja se do të krijoj shikueshmëri nëse merret me tema provokative dhe nxitëse, porse do ishte mirë ta kryen detyrën si gazetare e profilit të saj dhe jo të trajtoj tema fetare pa patur as edhe njohurit minimale e aq më pak pa patur një musafir të mirëfilltë fetar. Nuk do të mbetej asgjë nga gazetaria e Xhemazijes nëse ne do t’i emërtonim me titullin gazetar çdo mekanik, zdrukthtar apo zejtar tjetër sikurse ajo e emërton çdo njeri të parealizuar profesionalisht me titullin teolog. Ajo së paku nëse do të kishte pak ndërgjegje njerëzore dhe profesionale do duhej t’iu kërkoj falje gjithë besimtarëve musliman për prezantimin e islamit nëpërmjet një “rrugaçi” të dëbuar nga e gjithë shoqëria.

Sedat Ramadani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit