16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Hakerët po përpiqen të thyejnë “Mburojën e hekurt”

Më të lexuarat

Hakerët, të cilët mbështesin lëvizjen e Hamas-it”, po përpiqen të sulmojnë sistemet e informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit dhe sistemin e mbrojtjes të baterive antiraket “Mburoja e hekurt”, njoftojnë mediat izraelite.

Izraeli është duke përjetuar një ndërhyrje të paprecedentë kibernetike për nga përmasat. Vetëm faqet qeveritare të Internetit kanë pësuar më shumë se 44 milionë sulme që nga fillimi i operacioneve ushtarake në Gazë. Kundër faqes së Internetit të Presidentit të Izraelit janë kryer 10 milionë sulme, ndërsa kundër faqes së Internetit të Kryeministrit – 3 milionë sulme.

Mijëra faqe Interneti izraelite janë thyer. Gjithashtu hakerët arritën të thyejnë sistemin e sigurisë të rreth 3000 kutive postare, duke çuar në thyerjen e disa mijëra blogeve izraelite në Facebook. Grupi drejtues kiber-blitz i sulmeve “Anonymous” pretendon të ketë thyer sistemin e sigurisë dhe të ketë fshirë bazën e të dhënave të Bankës së Jeruzalemit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit