Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres:
• Shpreha shqetësimin tim të thellë lidhur me bombardimin nga forcat izraelite të Spitalit Arab Al-Ahli, gjë që çoi në paralizimin e tij dhe dëmtimin e mëtejshëm të sistemit tashmë të rrënuar të kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës.
• Sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare, të plagosurit, të sëmurët, personeli mjekësor dhe objektet shëndetësore duhet të respektohen dhe të mbrohen.
• Furnizimet mjekësore janë në rënie të vazhdueshme, ndërsa spitalet janë të mbingarkuara me një numër të madh viktimash.
• 70% e Gazës është aktualisht nën urdhra për zhvendosje të detyruar të lëshuara nga “Izraeli” ose brenda zonave të ndaluara për hyrje.
• Kjo i lë palestinezët në Gaza pa asnjë strehë të sigurt apo burime jetese të qëndrueshme.
• “Izraeli” nuk ka lejuar hyrjen e ndihmave humanitare apo furnizimeve të tjera thelbësore për më shumë se shtatë javë.
• Pasojat humanitare janë katastrofike, pasi rezervat ushqimore po mbarojnë, prodhimi i ujit ka rënë ndjeshëm dhe materialet për strehim janë pothuajse të shteruara.
• Kombet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në asnjë marrëveshje për shpërndarjen e ndihmave që nuk respekton plotësisht parimet humanitare: njerëzillëkun, integritetin, pavarësinë dhe paanshmërinë.
Guterres: Izraeli po rrënon sistemin shëndetësor në Gaza
