6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Grusht shteti në Türkiye: Flamuri me gjak si kujtim për brezat e ardhshëm

Më të lexuarat

“Ky flamur është i njomur me gjakun e të gjithë atyre njerëzve. Unë e mbaj që t’ua lë fëmijëve të mi dhe të tyreve. Është kujtimi ynë i përbashkët”, kështu kujton 15 korrikun e vitit 2016, Ozer Coskun, i plagosur nga puçistët e FETO-s.

Ozer Coskun, i plagosur nga puçistët e organizatës terroriste FETO, të cilët tentuan të rrëzonin me dhunë qeverinë legale në Türkiye natën e 15 korrikut të vitit 2016, mban flamurin turk të njomur me gjakun e dëshmorëve dhe gazëve që nga tentativa për grusht shteti si kujtim dhe paralajmërim për brezat e ardhshëm.

Në atë kohë quhej Ura e Bosforit dhe ishte një nga urat që puçistët bllokuan në Istanbul, e për këtë arsye një vend grumbullimi i qytetarëve që u përpoqën të pengonin terroristët e FETO-s të depërtojnë në Forcat e Armatosura Turke (TSK).

Pasi pa lajmet dhe mësoi për situatën në vend, Coskun veshi një bluzë me emrin e themeluesit të Republikës moderne të Türkiyes, Mustafa Kemal Ataturk dhe u nis drejt urës së Bosforit.

“Duke iu afruar urës, pashë shumë ambulanca që po merrnin të plagosurit. Pashë njerëz të plagosur në automjete, kështu që lashë makinën time dhe i mbështjellë me një flamur, vazhdova drejt pjesës së bllokuar të urës”, kujton Coskun në një intervistë me Anadolu Agency.

Kur arriti te puçistët, vuri re se një nga oficerët besnikë të organizatës terroriste FETO po jepte urdhrin për të hapur zjarr.

“Ajo ishte kur i gjithë ferri shpërtheu. Njerëzit po binin, gjaku po rridhte. Unë po filmoja me celular. Një pjesë e plumbit goditi celularin dhe më plagosi lehtë në dorë. Rashë në tokë nga dhimbja. Pak kohë më vonë vura re që flamuri që mbaja ishte i njomur me gjak. Pranë meje ishte vetëm një njeri i plagosur në gjoks dhe një tjetër i plagosur rëndë në këmbë”, tha Coskun duke treguar flamurin dhe duke shtuar:

“Ky flamur është i njomur me gjakun e të gjithë atyre njerëzve. Unë e mbaj që t’ua lë fëmijëve të mi dhe të tyreve. Është kujtimi ynë i përbashkët”.

FETO-ja si rrezik për të gjitha vendet në të cilat vepron

Organizata terroriste Fetulla (FETO) është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Türkiye natën e 15 korrikut të vitit 2016.

Është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetulla Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekstradimin e të cilit Türkiye e ka kërkuar zyrtarisht nga ShBA-ja.

Për vite me radhë, anëtarët e asaj organizate terroriste avancuan në shërbim duke manipuluar provimet, duke u infiltruar kështu në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Türkiyes u përpoqën të ndjekin penalisht shumë zyrtarë të rangut të lartë me një gjyq të montuar për korrupsion të dyshuar.

Disa vite më vonë, pasoi një tentativë e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, pra një përpjekje për grusht shteti të kryer nga oficerët që FETO-ja kishte depërtuar në ushtrinë turke.

Hetimi për organizatën terroriste FETO tregoi se është një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Türkiyen, por edhe për çdo vend tjetër ku ajo është aktive. Këtë e kanë theksuar disa herë zyrtarët turq.

Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Türkiye, 253 njerëz vdiqën dhe më shumë se 2.730 njerëz u plagosën.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit