20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gruaja dhe ndryshimi i Biblës

Më të lexuarat

Diskutimet rreth rolit të gruas nuk kanë luajtur një rol dhe aq të madh në përçimin e tekstit të Dhjatës së Re, por gjithsesi ato kanë qenë të pranishme dhe janë shkaku kryesor pas disa ndryshimeve interesante në pasazhe të rëndësishme. Për t’i kuptuar ndryshimet tekstuale, që janë bërë si pasojë e një faktori të tillë, na nevojitet të njohim kontekstin dhe natyrën e këtyre diskutimeve [1].

Gratë në Kishën e hershme

Teologët bashkëkohorë kanë konstatuar, se diskutimet rreth rolit të grave në kishën e hershme kanë ndodhur si pasojë e faktit, se gratë në atë kohë rol, shpesh domethënës dhe me profil të lartë publik. Madje, kështu ka qenë që nga fillimi, duke filluar që me jetën publike të Jezusit. Është e vërtetë, se ndjekësit e afërt të Jezusit, dymbëdhjetë dishepujt, kanë qenë të gjithë meshkuj, ashtu siç është e pritshme për një mësues çifut të shekullit të parë. Por Ungjijtë më të hershëm rrëfejnë, se Jezusi ka qenë gjithashtu i shoqëruar edhe nga gra gjatë udhëtimeve të tij, e shumë nga këto gra kanë siguruar për të dhe dishepujt e tij burime financiare, duke shërbyer si udhëzuese dhe mbrojtëse gjatë udhëtimeve të tij. (shih Marku 15:40-51; Luka 8:1-3).

Thuhet se Jezusi është përfshirë në diskutime publike me to dhe i ka përçuar atyre lajmin e mirë (Ungjillin) (Marku 7:24-30; Gjoni 4:1-42). Në veçanti ne na thuhet, se gratë e kanë shoqëruar Jezusin edhe gjatë udhëtimit të tij të fundit për në Jeruzalem, ku ato ishin të pranishme gjatë kryqëzimit,- të vetmet që i kishin mbetur besnike në ato çaste,- ndërkohë që të gjithë dishepujt meshkuj kishin marrë arratinë (Mateu 27:55; Marku 15:40-41). Më domethënëse se të gjitha këto që përmendëm, është ngjarja e treguar në katër ungjijtë kanonikë, sipas së cilëve ishin gratë, Maria Magdalena e vetme ose me shoqet e saj, ato të cilat zbuluan varrin e boshatisur dhe në këtë mënyrë u bënë dëshmitaret e para të ringjalljes së Jezusit (Mateu 28:1-10; Marku 16:1-8; Luka 23:55-24:10; Gjoni  20:1-2).

Është intriguese të pyesësh veten se çfarë kishte në mesazhin e Jezusit, që e bënte atë kaq tërheqës për gratë. Shumica e teologëve janë të bindur, se Jezusi ka shpallur ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë, në të cilën nuk do të ketë më padrejtësi, vuajtje, ligësi, në të cilën njerëzit, të pasur dhe të varfër, skllevër dhe të lirë, burra dhe gra, do të jenë të barabartë dhe pjesë e saj. Kjo ide natyrisht që është shfaqur shumë tërheqëse, si një mesazh shprese, për të gjithë ato që në atë kohë ishin të paprivilegjuar, të varfrit, të sëmurët, të përjashtuarit nga shoqëria dhe sidomos për gratë [2]

Sido që të jetë, është e qartë që edhe pas vdekjes së tij, mesazhi i Jezusit vazhdoi të ishte tepër joshës për gratë. Shumë kundërshtarë  të hershëm paganë të krishterimit, duke përfshirë, për shembull, kritikun e fundshekullit të dytë Celsiusi, të cilin ne e kemi përmendur më herët, e denigronte krishterimin, duke pohuar se ai ndiqej vetëm nga fëmijë, skllevër dhe gra (dmth. nga ato që nuk kishin asnjë vlerë shoqërore). Çuditërisht, Origjeni i cili shkroi një përgjgje të krishterë ndaj Celsiusit, nuk e mohoi akuzën, por u përpoq ta përdorte si armë kundër kundërshtarit, duke treguar se Perëndia mund të marrë atë që është e dobët dhe mund ta veshë me fuqi.

Por nuk  duhet të presim shekullin e dytë, për të parë se gratë kanë luajtur një rol kryesor në kishat e hershme. Ne mund ta kuptojmë në mënyrë të qartë rolin e tyre nga shkrimet më të hershme të krishtera që kanë mbijetuar deri më sot, shkrimet e Palit.

Letrat e Palit që gjenden sot të përfshira në Dhjatën e Re na pajisin me dëshmi të gjera, që tregojnë për vendin e lartë që zotëronin gratë në bashkësitë e sapoformuara të krishtera.

Le të marrim psh. letrën e Palit drejtuar Romakëve, në fund të së cilës ai përshëndet anëtarë të ndryshëm të bashkësisë së tij (kapitulli i 16). Ndonëse Pali aty përmend më shumë burra se sa gra, është e qartë se gratë nuk shiheshin si më inferiore se kolegët e tyre burra në kishë. Pali aty përmend Febën, e cila ishte dhjake e kishës që ndodhej në Kenkrea dhe ndihmëtare e Palit, të cilës ai i kishte ngarkuar detyrën të dërgonte letrën e tij në Romë (v. 1-2). Aty ishte Prishila, e cila së bashku me bashkëshortin e saj Akuilën, ishte përgjegjës për punën misionare ndërmjet xhentilëve dhe që shtëpinë e tyre e kishin shndërruar në kishë (v. 3-4: vini re Prishila përmendet para bashkëshortit të saj). Pastaj kemi edhe Marinë, një kolege e Palit e cila punonte në bashkësinë e Romës (v.6); kemi gjithashtu edhe Trifenën, Trifozën dhe Persidën, gra të cilat Pali i quan bashkëpunëtore në ugjill (v. 6,12). E më pas është Julia, nëna e Rufit si dhe motra e Nereut, të cilat duket se kanë një rol shumë të rëndësishëm në bashkësi (v. 13,15). Më domethënëse se të gjitha është Junia, një grua të cilën Pali e quan “” (v.7) Grupi i apostujve mesa duket ka qenë më i zgjeruar se numri i dymbëdhjetë meshkujve me të cilët jemi kaq shumë të familjarizuar.

Për ta thënë shkurt, gratë duket se kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kishën e Palit. Deri diku ky profil kaq i lartë shoqëror është i pazakontë për botën Greko-Romake. Origjinën duhet ta ketë, siç përmendëm më lart, në shpalljen e Jezusit se po vinte Mbretëria e Perëndisë ku do të ketë barazi ndërmjet burrave dhe grave. Ky duket se ka qenë edhe mesazhi i Palit, siç mund të shihet, përshembull, në pohimin e tij të njohur në librin drejtuar Galatasve: “

Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin”. (Gal. 3:27-28)

Barazia në Krisht duhet të jetë përthyer doemos në shërbimet konkrete të adhurimit të bashkësisë së Palit. Jashtë të qenit thjesht “”, gratë duket se kanë qenë të përfshira në mënyrë aktive në takimet javore, duke marrë pjesë, në adhurime dhe profetizime më shumë se ç’bënin burrat (1 Korintasve 11).

Njëkohësisht, interpretuesve bashkëkohorë mund t`iu duket se Pali nuk e ka dërguar këndvështrimin e tij të marrëdhënieve burrë- grua në Krishtin në atë që mund të quhet rrjedhim logjik i saj. Ai kërkon, përshembull, që kur gratë të luten dhe të profetizojnë në kishë ato duhet ta bëjnë këtë me kokë të mbuluar, për të treguar se ato janë “” (1 Korintasve 11: 3-16, veçanërisht v. 10). Thënë me fjalë të tjera, Pali nuk nxiti një revolucion shoqëror në lidhje me marëdhëniet burrë-grua, ashtu siç nuk nxiti abrogimin e skllavërisë, ndonëse ai pohonte se në Krishtin “”. Në vend të kësaj ai këmbëngulte se duke qenë se “” (deri në ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë), çdokush duhet të jetë i kënaqur me rolet që i janë dhënë dhe se askush nuk duhet të përpiqet të ndryshojë statusin e tij, qoftë skllav apo i lirë, i martuar apo beqar, mashkull apo femër (1 Korintasve 7:17-24).

Më së shumti kjo mund të shihet si një qasje ambivalente karshi rolit të grave: ato janë një në Krisht dhe janë të lejuara të marrin pjesë në jetën e bashkësisë, por si jo si (ato duhet, që të mos e heqin shaminë e tyre që në këtë mënyrë të duken si burra, pa një “” mbi kryet e tyre). Kjo qasje ambivalente nga ana e Palit pati një efekt shume interesant në rolin e grave në jetën e  kishës pas vdekjes së tij. Në disa kisha ishte barazia në Krisht, që theksohej më shumë, në disa të tjera theksohej nevoja që gratë të ishin të nështruara ndaj burrave. Në këtë mënyrë në shumë kisha gratë kanë luajtur një rol me të vërtetë të madh, role kryesuese; në kisha të tjera roli i tyre pakësua dhe zëri i tyre u mbyt. Duke lexuar dokumentet e mëvonshme, që i përkasin kishës së Palit, pas vdekjes së tij, ne do të shohim se u ngritën diskutime të shumta mbi rolin që duhet të luajë gruaja në kishë; duket se ka një tendencë shumë të madhe për ta shtypur krejtësisht rolin e gruas në kishë.

Kjo është e qartë në letrat, që janë shkruar në emër të Palit. Shumica e teologëve sot janë të bindur, se 1 Timoteu nuk është shkruar nga Pali por nga një ndjekës i tij i gjeneratës së dytë [3]  

Aty në një nga pasazhet famëkeqe të Dhjatës së Re, që bën fjalë për rolin e grave, ne na thuhet se gratë e kanë të ndaluar të mësojnë burrat, sepse ato janë krijuar inferiore siç tregohet nga vetë Perëndia në Ligjin e Tij. Zoti e krijoi Evën të dytën, për hirë dhe kënaqësi të burrit. Gratë (të lidhura me Evën) nuk duhet përdorin pushtet ndaj burrit (të lidhur me Adamin) përmes mësimit të tyre. Për më tepër, sipas autorit të kësaj letre, çdokush e imagjinon se çfarë ndodh, kur një grua merr rolin e mësueses: ajo mashtrohet kollaj nga Djalli dhe e çon burrin drejt shkatërrimit dhe devijimit nga rruga e drejtë.

Për këtë arsye, gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për ruajtjen e virtyteve femërore, që kanë të bëjnë me sigurimin e një pasardhësi për bashkëshortët e tyre dhe të qenit modeste. Pasazhi është si më poshtë.

“ (1 Tim. 2:11-15)

Kjo duket shumë larg këndvështrimit të Palit se “”. Duke lëvizur në shekullin e dytë, linjat e luftës duken qartësisht të shpalosura. Ka disa bashkësi të krishtera, që theksojnë rëndësinë e gruas dhe i lejojnë atyre të luajnë një rol të rëndësishëm në kishë dhe ka të tjera që besojnë, se gratë duhet të qëndrojnë në heshtje dhe të nënshtruara ndaj burrave të bashkësisë.

Shkruesit (skribët) të cilët kanë kopjuar shkrimet, që janë bërë më pas pjesë e Dhjatës së Re, kanë qenë të përfshirë dhe ata në këto diskutime. Në disa raste ky debat ka lënë gjurmë në shkrimet që ato kanë kopjuar dhe janë ndryshuar pasazhe të caktuara, për t`u përputhur me këndvështrimin e shkruesve, që janë marrë me kopjimin dhe trasmetimin e tekstit. Pothuajse në çdo rast, në të cilin ka marrë jetë një ndryshim i tillë, teksti është ndryshuar në mënyrë që të minimizojë rolin e gruas dhe rëndësinë e saj për bashkësinë e krishterë. Më poshtë ne do të përmendim disa syresh.

Ndryshime tekstuale lidhur me statusin e gruas

Një nga pasazhet më të rëndësishme në diskutimet bashkëkohore lidhur me rolin e gruas në kishë gjendet tek 1 Korintasve 14. Pasazhi siç shfaqet më së shumti në përkthimet e sotme të Biblës në gjuhën angleze, është si më poshtë: “”

Ky pasazh shfaqet si një urdhëresë e drejpërdrejt për gratë që të mos flasin (lëre më të japin mësim!) në kishë, njësoj si pasazhi i 1 Timoteut 2. Siç e pamë më lart, shumica e teologëve janë të bindur, se nuk është Pali autor i pasazhit të 1 Timoteut, sepse ai shfaqet në një letër e cila duket se është shkruar nga një ndjekës i Palit në shekullit e dytë, që e ka shkruar në emër të tij. Askush nuk dyshon, se Pali ka shkruar letrën drejtuar Korintasve. Por dyshime lidhur me pasazhin e cituar më lart. Ashtu siç gjendet në formën e tanishme, versetet në fjalë (v. 34-35) janë zhvendosur në shumë prej dorëshkrimeve të rëndësishme biblike. Në tre dorëshkrime Greke dhe në një çift dorëshkrimesh Latine, versetet gjenden jo pas versetit 33 por pas versetit 40. Kjo i ka bërë shumë teologë, të hedhin hipotezën se këto versete nuk janë shkruar nga Pali, por fillimisht kanë ekzistuar si shënime anësore të shtuara nga një skrib, me shumë mundësi i influencuar nga pasazhi I Timoteut 2. Ky shënim anësor më pas është futur në vende të ndryshme të tekstit nga shkrues të ndryshëm, disa e kanë vënë këtë shënim pas versetit 33 e të tjerë pas versetit 40.

Ka arsye të mjaftueshme për të besuar, se Pali nuk është autori i këtij pasazhi. , ky pasazh nuk shkrihet mirë me kontekstin. Në këtë pjesë të 1 Korintasve Pali është duke diskutuar për çështjen e profetizimit në kishë e është po u jep udhëzime profetëve të krishterë se si duhet të sillen gjatë shërbimeve të adhurimit në Kishë. Kjo është tema e verseteve 26-33 dhe është po e njëjta temë edhe e verseteve 36-40. Nëse heqim versetin 34-35 nga konteksti, pasazhi shfaqet si një tërësi, e cila bën fjalë për rolin e profetëve të krishterë. Diskutimi për rolin e grave në kishë, ndërhyn në mënyrë të beftë në kontekstin e pasazhit, duke thyer në mes udhëzimet, që Pali është duke dhënë për një çështje krejt tjetër.

Jo vetëm që versetet ndërhynë në mënyrë të ashpër në kontekstin e kapitullit 14, por ato gjithashtu shfaqen në kundërshti me atë, që Pali ka pohuar në mënyrë të qartë në një vend tjetër të po të njëjtës letër. Herët në këtë letër siç e kemi parë më parë, Pali ka dhënë udhëzime për gratë që flasin në kishë: sipas kapitullit të 11, kur ato luten dhe profetizojnë, aktivitete këto që janë bërë gjithnjë me zë të lartë në shërbimet e adhurimit të krishterë, ato duhet të sigurohen që të mbulojnë me shami kryet e tyre (11:2-16). Në pasazh, që askush nuk e ka vënë në dyshim se është shkruar nga Pali, është e qartë se Pali i lejon gratë që të veprojnë dhe të flasin në kishë. Në pasazhin e diskutueshëm të kapitullit 14, është gjithashtu e qartë se “Pali” i urdhëron gratë që të heshtin. Është e vështirë të harmonizohen këto dy këndvështrime dhe nuk duket e arsyeshme të mendosh, se Pali në mënyrë flagrante të ketë kundërshtuar vetveten brenda hapësirës së shkurtër të tre kapitujve. Duket qartë, se versetet në diskutim nuk janë shkruar nga Pali.

Kështu, duke kombinuar të dhënat: shumë dorëshkrime që kanë bërë zhvendosje të pasazhit në fjalë, mospërputhja me kontekstin e afërm si edhe mospërputhja me kontekstin e 1 Korintasve në përgjithësi, arrijmë në përfundimin, se Pali nuk është autor i pasazhit të 1 Korintasve 14:34-35.  

Nga kjo kuptojmë, se këto versete janë rezultat i ndryshimit të tekstit të bërë nga skribët, fillimisht e vendosur si shënim anësor e më pas me shumë mundësi, në një stad të hershëm të kopjimit të 1 Korintasve. Kjo u fut në tekst nga shkruesit e mëvonshëm, duke e bërë pjesë të tij. Padyshim, ndryshimi është bërë nga skribë, të cilët kanë qenë të preokupuar që të theksojnë, se gratë nuk duhet të kenë asnjë rol publik në kishë, se ato duhet të heshtin dhe t`i binden bashkëshortëve të tyre. Ky këndvështrim u bë pjesë e tekstit përmes ndryshimeve tekstuale [4].

Tani le të shohim shkurtimisht disa ndryshime të tjera tekstuale të ngjashme me atë, që sapo përfunduam së analizuari. Njëri prej tyre gjendet në një pasazh që ne e përmendëm më parë, tek Romakëve 16, në të cilin Pali flet për një grua të quajtur Junia dhe për një burrë që me sa duket është bashkëshorti i saj, Androniku, të cilët ai i quan “” (v. 7). Ky është një verset i rëndësishëm, sepse është i vetmi vend në të gjithë Dhjatën e Re, ku një grua quhet apostull. Interpretuesit biblik kanë qenë kaq të impresionuar nga kjo gjë, saqë shumë prej tyre kanë pohuar, se pasazhi në fjalë nuk ka atë domethënie që duket në pamje të parë dhe e kanë përkthyer versetin në atë mënyrë, saqë tani ai i drejtohet më një gruaje të quajtur Junia por një të quajtur “Junias” duke e shndërruar emrin nga gjinia femërore në atë mashkullore. Problemi me përkthime të tilla qëndron në faktin, se ndërsa emri Junia është një emër i zakonshëm i përdorur për gratë, nuk ka asnjë të dhënë nga bota e lashtë ku “Junias” të ketë qenë një emër burri. Pali i referohet një gruaje të quajtur Junia, ndonëse në shumë përkthime biblike bashkëkohore (ju mund ta vërtetoni vetë) përkthyesit vazhdojnë t`i refereohen kësaj gruaje apostulle si një burrë me emrin “Junias” [5]

Shumë skrib kanë hasur gjithashtu vështirësi në mveshjen e termit “apostull” një gruaje të panjohur e në këtë mënyrë kanë bërë një ndryshim shumë të vogël në tekst, për t`i bishtëruar kësaj vështirësie.

Në shumë dorëshkrime, në vend që të lexojmë: “” teksti është ndryshuar dhe tani lexon: “”. Me këtë ndryshim tekstual nuk është më e nevojshme të shqetësohesh nga konsiderimi si apostulle e një gruaje në mes të një grupi meshkujsh!

Një ndryshim i ngjashëm është bërë edhe nga shumë skrib, të cilët kanë kopjuar librin e Veprave. Në kapitullin 17 ne mësojmë, se Pali dhe shoku i tij në mision Sila shpenzuan shumë kohë në Thesalonikë, duke predikuar ungjillin e Krishtit tek çifutët e sinagogës lokale. Në versetin e katërt thuhet se: “.” Ideja se gratë ishin të rëndësishme, lëre pastaj të qenit të konvertuara të rëndësishme, është shumë për një skrib e në këtë mënyrë teksti duhet ndryshuar, në shumë dorëshkrime ne lexojmë: “”. Tani janë burrat ato që janë të rëndësishëm, jo gratë e konvertuara.

Ndërmjet shoqëruesve të Palit në librin e Veprave pohohet se ishin edhe një çift, Akuila dhe Prishila. Shpeshherë kur emri i tyre përmendet, autori i Veprave përmend emrin e gruas më pas atë të bashkëshortit, sikur ajo të kishte një lloj epërsie të veçantë, qoftë në marrëdhëniet brenda çiftit, ashtu edhe në marrëdhëniet me të krishterët (siç ndodhi edhe tek Romakëve 16:3 gjithashtu, ku ajo është quajtur Prisha).

Jo çuditërisht, skribët shpeshherë janë ndjerë të fyer nga kjo renditje emrash dhe e kanë ndryshuar atë, kështu që burrit i është dhënë vendi që meriton, duke ia vënë emrin në krye, Akuila dhe Prishila në vend të Prishila dhe Akuila. [6]

Për ta mbyllur, në shekujt e hershëm të krishterimit kanë marrë jetë debate lidhur me rolin e gruas në kishë. Në disa raste këto diskutime janë përthyer edhe në përçimin e vetë tekstit të Dhjatës së Re. Skribët herë pas here kanë ndryshuar tekstin e Biblës, në mënyrë që ta sillnin atë në harmoni me këndvështrimin e tyre për rolin e kufizuar të gruas në shoqëri dhe në kishë. 

Referencat

[1] Shih Ehrman, , chap. 24. në të cilin jam mbështetur për shumicën e asaj që vijon në këtë diskutim. Për një diskutim dhe dokumentim më të plotë, see Ross Kraemer dhe Mary Rose D’angelo, (New York: Oxford Univ. Press, 1999). Shih gjithashtu R. Kraemer, Her Share of the Blessings: Women’s Religion among Jews, Pagans, and Christians in the Graeco-Roman World (New York: Oxford Univ. Press. 1992) dhe Karen J. Torjesen, When Women  Were Priest: Women’s Leadership in the Early Church and the Scandal of their Subordination in the Rise of Christianity (San Francisco: Haper San Francisco, 1993)

[2] Për analizë më të hollësishme shih Ehrman, , 188-91

[3] Shih Ehrman, , kapitulli 23

[4] Për një diskutim më të plotë që dëshmon se Pali nuk është autor i verseteve 34-35, shih veçanërisht komentarin e Gordon D. Fee, (Grand Rapids: Eerdmans, 1987).

[5] Disktuimi më i plotë i kohëve të fundit është ai i Eldon Jay Epp, “Text-critical, Execetical, and Sociocultural Factor Affecting the Junia/Junias Variation in Rom 16:7”, in A.Denaux, (Leuven: Univ. Press, 2002), f. 227-92

[6] Për ndryshime të tjera të këtij lloji në librin e Veprave shih Been Whitherington, “”, Journal of Biblical Literature 103 (1984): 82-84

Marrë nga libri i Bart. D. Ehrman: “Misquoting Jesus”- The story Behind Who Changed the Bible and Why

Përktheu Rezart Beka

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit