16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Grindje e përgjakshme e vëllezërve në Tetovë, njëri i lënduar rëndë

Më të lexuarat

Në Tetovë në rr. “Marshall Tito”, dje 49 vjeçari Xh.I. nga f.Sllatinë e Tetovës, pas një grindje të shkurtë me vëllezërit S.I. (32) dhe G.I. (40) nga Tetova si dhe me një person deri tani i panjohur, personi G.I. në pjesën e fytyrës e ka spërkatur me sprej me qëllim ta humb vetëdijen.
S.I. me thikë e ka shpërthyer në pjesën majtë të trupit, përderisa personi i panjohur me shkop bezbolli e ka goditur në pjesën e kokës.
Xh.I. është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë, prej ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.
SPB Tetovë është duke ndërmarrë masa për gjetjen e kryerësve si dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit