22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Greqia vazhdon me vendime skandaloze, reagon Turqia

Më të lexuarat

Greqia merr vendime skandaloze njëra pas tjetrës. Këtë radhë anëtari i organizatës terroriste “17 Nëntori”, Dimitris Koufodinas, organizatë kjo që masakroi shumë njerëz ndër ta edhe diplomatë turq, u transferua në një burg të hapur.

 

Greqia merr vendime skandaloze njëra pas tjetrës.

Këtë radhë anëtari i organizatës terroriste “17 Nëntori”, Dimitris Koufodinas në një burg burgu bujqësor, organizatë kjo që masakroi shumë njerëz ndër ta edhe diplomatë turq, u transferua nga Burgu i Koridallosit me nivel sigurie të lartë në një burg të hapur në Volos.

Turqia reagoi ndaj këtij vendimi.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme shkruhet: “Është e papranueshme që anëtari i grupit terrorist, Dimitris Kufodinas, i cili ka vrarë diplomatët e vendit tonë, të përfitojë nga rregullime të tira dhe të transferohet në burg të hapur. Toleranca në mënyrë të tillë ndaj një terroristi është një mosrespektim i kujtimit të diplomatëve tanë dëshmorë dhe familjeve të tyre”.

Në deklaratë vihet në dukje se Kufodinas-it edhe më parë i është njohur tre herë e drejta për të përdorë leje.

“Këtë radhë nuk ka asnjë arsye për ta bërë të pranueshme transferimin e tij në një burg të hapur” shkruhet në deklaratë.

Terroristi në fjalë është autori i vrasje së Atasheut për Median të Ambasadës së Turqisë në Athinë, Çetin Gërgy (Görgü) dhe tentativës për vrasje të Sekretarit të Ambasadës së Turqisë në Athinë, Deniz Bëlykbashë (Bölükbaşı) dhe ka marrë burgim të përjetshëm pasi ka qenë ndër autorët që kryen vrasjen e Sekretarit të Ambasadës së Turqisë në Athinë, Haluk Sipahiollu (Haluk Sipahioğlu).

“Ne ftojmë autoritetet greke që të mos hedhin hapa që dëmtojnë luftën kundër terrorit dhe të përmbushin detyrimet e tyre në dënimin e terroristëve” shkruhet në deklaratë.

Organizata terroriste “17 Nëntori” gjatë viteve 1991-1994 vrau diplomatët e Ambasadës së Turqisë në Athinë, Çetin Gërgy dhe Haluk Sipahiollu dhe plagosën Sekretarin e Ambasadës Deniz Bëlykbashë, Atashenë Administrative Nilgyn Keçexhi (Nilgün Keçeci) dhe shoferin e ambasadës, Adil Jëlldërëm (Yıldırım).

Ndaj këtij vendimi reaguan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në mesazhin e publikuar në median sociale duke theksuar se Kufodinas vrau 11 persona, ndër të cilët kishte edhe amerikanë, u shpreh me fjalët: “Dënojmë vendimin në mënyrën më të fuqishme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit