Greqi, hidhet lëndë shpërthyese përpara ndërtesës ku ndodhet edhe xhamia

Më të lexuarat

Nga shpërthimi nuk ka viktima ose të plagosur ndërsa janë shkaktuar dëme në hyrjen e ndërtesës dhe tek disa automjete të parkuara

Një lëndë shpërthyese është hedhur përpara ndërtesës ku ndodhet edhe xhamia në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin grek, mësohet se shpërthyesi artizanal me vida dhe gozhdë u hodh në orët e para të mëngjesit përpara ndërtesës ku ndodhet edhe xhamia (mesxhid) në lagjen Patision të Athinës.

Nga shpërthimi nuk ka viktima ose të plagosur ndërsa janë shkaktuar dëme në hyrjen e ndërtesës dhe tek disa automjete të parkuara.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit