18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Google nis konkursin konkurrues për shkencë globale

Më të lexuarat

Google ka startuar dje me panairin konkurrues për shkencë globale “Google Science Fair 2013″ duke ftuar studentët apo të rinjët e mbarë botës për të paraqitur idetë që mund të ndryshojnë botën dhe ndoshta të bëhen Ada Lovelace e ardhshme.
Lovelace ishte një adoleshente nga fillimi i viteve 1800, kur u hipnotizua me matematikë dhe vazhdoi të shkruajë atë që është konsideruar të jetë programi i parë kompjuterik.

Shumë shkencëtarë të mëdhenj kanë zhvilluar idetë e tyre për shkencën në moshë të re dhe kanë vazhduar duke bërë zbulime që ndryshonin mënyrën se si jetojmë”, tha Sam Peter nga ekipi i Google Science Fair në një post në blogun të tyre.

Shpërblimet përfshijnë një bursë 50.000 $ dhe një udhëtim në Galapagos me National Geographic. Afati i fundit për aplikim është 30 Prill dhe top finalistët do të ftohen në kampin e Google-it në Mountain View, Kaliforni, ku edhe do të shpallen fituesit gjatë një ngjarje më date 23 shtator.

Më shumë detaje mund të gjeni këtu. |ameble|

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit