14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmë për kampet dhe jetimoret në Idlib

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Gjysmëhëna e Kuqe Turke mbështet 5 kampe dhe 12 jetimore në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke bëhet e ditur se në Idlib janë marrë të gjitha masat për ndihma humanitare.

Kjo organizatë vazhdon ndihmat e saj pandërprerë që nga fillimi i krizës në Idlib, duke rritur kapacitetet kundër skenarëve të ndryshëm të mundshëm.

Po ashtu bëhet e ditur se Gjysmëhëna e Kuqe vazhdon mbështetjen ligjistike dhe atë doganore për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare të organizave ndërkombëtare duke filluar nga OKB-ja.

“Gjysmëhëna e Kuqe mbështet 5 kampe dhe 12 jetimore në Idlib. Në jetimore qëndrojnë 9 mijë fëmijë të cilët kanë humbur prindërit e tyre. Organizata përmbush të gjita nevojat jetësore dhe edukative të këtyre fëmijëve. Në Idlib ndodhen më shumë se 6 milionë fëmijë të pambrojtur të cilët kanë humbur njërin nga prindërit, ku në mesin e tyre janë foshnjat dhe fëmijët nën moshën 5-6 vjeç. Zyrtarët e Gjysmëhënës së Kuqe rregullisht vizitojnë këto jetimore dhe përmbushin nevojat e fëmijëve dhe të shkollimit të tyre duke i identifikuar ato në vend”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu thuhet se Gjysmëhëna e Kuqe do të ofrojë mbështetje për dhënien e shërbimeve shumëdimensionale humanitare për pastrimin e plotë të rajonit nga njësitë terroriste dhe për kthimin e jetës sociale në atë normale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit