14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjykata Amerikane urdhëron sipëmarrësin shqiptar të kthejë 64 milionë dollarë

Më të lexuarat

Një gjykatëse federale urdhëroi të premten Martin Shkrelin të kthejë 64.6 milionë dollarë fitime që ai dhe kompania e tij kishin siguruar nga rritja masive artificiale e çmimit të ilaçit Daraprim dhe ia ndaloi atij përgjithmonë të marrë pjesë në industrinë farmaceutike.

Vendimi i gjykatëses Denise Cote erdhi disa javë pas një procesi gjyqësor shtatë ditor në dhjetor. Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën padi ndaj Shkrelit në vitin 2020.

Shkreli ishte shef ekzekutiv i kompanisë Turing Pharmaceuticals – që më pas u quajt Vyera – kur ajo rriti çmimin e ilaçit Daraprim, i cili trajton një infeksion të rrallë parazitar që prek gratë shtatzëna, pacientët me kancer dhe pacientët me SIDA.

Ai dhe kompania e rritën çmimin 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë.

Shkreli i mbrojti veprimet e tij duke thënë se ishte në përputhje me rregullat e kapitalizmit dhe tha se sigurimet dhe programet e tjera bëjnë të mundur që njerëzit që kanë nevojë për Daraprim të mund ta sigurojnë atë.

Por veprimet e tij ngjallën indinjatë duke filluar që nga qendrat mjekësore deri tek kandidatët për president në vitin 2016, Hillary Clinton dhe Donald Trump. /VOA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit