14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Gjuha shqipe dhe boshnjake përfshihen në programin mësimor në Turqi

Më të lexuarat

Ministria e Arsimit në Turqisë ka përfshirë gjuhën shqipe dhe boshnjake në programin mësimor të shtetit. Ato do të ofrohen si lëndë zgjedhëse për nxënësit e shkollave të mesme, të cilët janë të interesuar për të mësuar këto gjuhë.

Vendimi i ministrisë erdhi pasi Bordi i Arsimit turk, miratoi përmbajtjen e plan-programeve që u paraqitën për të dy gjuhët.

Në tetor 2016, ministria turke Arsimit Kombëtar dhe Universiteti i Trakisë nënshkruan një protokoll për ndërmarrjen e hapave të nevojshme për të vënë gjuhët boshnjake dhe shqipe në dispozicion në shkollat ​​e mesme për nxënësit e interesuar.

Gjuha boshnjake flitet nga rreth 2.2 milion njerëz, kryesisht në Bosnje, por edhe në shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë. Ndërsa rreth 5 milion njerëz në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi flasin gjuhën shqipe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit